Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale - Business Magazine Albania

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të jenë në gjendje të kenë qasje në chatbotin me Al të Meta-s si pjesë e një përditësimi të ardhshëm të aplikacionit.

Sipas mediave të huaja, chatboti me Al i Meta-s është aktualisht i disponueshëm në një version beta të WhatsApp.

Gjiganti teknologjik ende nuk e ka përshkruar plotësisht atë që roboti me Inteligjencë Artificiale do t’u ofrojë përdoruesve brenda aplikacionit, përcjell Telegrafi.

Por, bëhet e ditur se përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin të gjitha aftësitë me Al të cilat përfshijnë përgjigjen e pyetjeve si dhe zhvillimin e bisedave. Gjithashtu, chatboti do të ketë aftësinë edhe të gjenerojë imazhe me cilësi të lartë në bisedën tuaj dhe të funksionojë si asistenti juaj brenda një bisede.
Lexo:Pensioni do merret në bankë! Ja si do të funksionojë

Ka pak informacion se kur ky funksion do të integrohet në WhatsApp. Megjithatë, ai pritet të prezantohet gjatë këtij viti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0