Librat më të shitur te Shtëpia e Librit gjatë vitit 2023 - Business Magazine Albania

Librat më të shitur te Shtëpia e Librit gjatë vitit 2023

Urojmë që festat e fundvitit t’ju gjejnë shëndoshë e mirë dhe të kënaqur me arritjet e këtij viti. Si çdo vit po ju paraqesim edhe këtë herë listën e librave më të kërkuar te Shtëpia e Librit.

  1. Burgu i shëndetit, Altin Joka – një libër që flet për ushqimin dhe ushqimet si rruga për të arritur jetën e shëndetshme dhe lumturinë.
  2. 48 ligjet e pushtetit, Robert Greene – një udhërrëfyes që shpjegon pushtetin, si ta kuptosh, si të mbrohesh prej tij dhe si ta arrish atë. I konsideruar si Machiavelli modern, Robert Greene ka shitur miliona kopje në të gjithë botën që kur ky libër u botua për herë të parë në vitin 1998.
  3. Zotërimi i emocioneve, Thibaut Meurisse – Në këtë libër do t’ju shpjegohet imtësisht se çfarë janë emocionet dhe pastaj do t’ju jepen teknika të ndryshme se si të sundoni emocionet tuaja. Arsyeja se përse duhet ti shtypni emocionet tuaja është, sepse prej tyre gaboni më së shumti. Pa emocione mund ti vërejmë më mirë faktet. Pa emocione ne përfitojmë një sy kritik dhe nuk jemi kurrë impulsiv.
  4. Kumbari, Mario Puzo – Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të tronditë me njohuritë e thella mbi politikën e biznesin dhe urën lidhëse mes të dyjave, krimin.
  5. Gjermanishtja me dhe pa mësues, Sabina Dhrimo – Shumë janë dukshëm duke menduar të ikin në Gjermani kështu që kjo metodë e thjeshtë, e kapshme, me cd, e vlefshme si për fëmijë, ashtu edhe për të rritur, është një nga librat më të kërkuar të këtij viti.
  6. Shtatë motrat, Historia e Majës, Lucinda Riley – Një sagë mbi humanizmin, dashurinë, familjen, gëzimin, humbjen dhe dhimbjen që u frymëzua nga shtatë motrat nimfa të mitologjisë greke, shoqëruese të Artemisës, perëndeshës së gjuetisë. Autorja e ka shkruar këtë seri me dëshirën për të festuar arritjet e grave, veçanërisht ato në të shkuarën, të cilat kontribuuan kaq shumë për ta bërë botën tonë një vend më të mirë.
  7. Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk – Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. “Muzeu i pafajësisë” është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.
  8. Të lirë, Lea Ypi – Botuar fillimisht në vitin 2021, libri me kujtime të letrarizuara nga profesoresha e Shkollës Ekonomike të Londrës u prit me entuziazëm në botë dhe me kritika, shpesh të ekzagjeruara, në Shqipëri. Ypi sfidon kapitalizmin pa frena që u përqafua pas rënies së komunizmit dhe ofron shpjegime të thjeshta për komunizmin, në atë që disa e konsideruan si një nënvlerësim të vuajteve të botës nën diktaturat komuniste të shekullit të njëzetë.
  9. Rrethimi, Tom Kuka – Libri më i ri i shkrimtarit Tom Kuka sjell në këtë libër ngjarje nga Lufta e Parë Ballkanike, kur një ushtri malazeze mbajti të rrethuar përgjatë një dimri të gjatë dhe të vështirë përballë një ushtrie osmane të përbërë më së shumti nga shqiptarë.
  10. Fan Noli, Apostulli, Ilir Ikonomi – Gazetari Ilir Ikonomi sjell në këtë libër punën kërkimore shumëvjeçare të një prej figurave më komplekse të historisë së Shqipërisë, duke shfrytëzuar materiale arkivore, një pjesë e konsiderueshme e të cilave, duket se janë hapur për herë të parë për këtë libër. shtepiaelibrit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0