Ja cilët janë shqiptarët që studiuan në Shqipëri dhe Kosovë dhe po korrin sukses nëpër botë

Ja cilët janë shqiptarët që studiuan në Shqipëri dhe Kosovë dhe po korrin sukses nëpër botë


Kanë përfunduar studimet në universitetet e Tiranës dhe Prishtinës dhe suksesi i tyre ka arritur të kalojë kufijtë. E përmendin me krenari faktin që kanë studiuar trevat shqiptare dhe kjo është si një vlerë e shtuar për vendin e universitetet. Ato punojnë në kompanitë më të mira në botë. Business Magazin Albania dhe Business Magazin Kosovo janë në gjurmim të vazhdueshëm të këtyre personaliteteve. Ndaj në këtë artikull zgjodhëm të përcjellim të gjithë shqiptarët që kanë studiuar në Shqipëri dhe Kosovë dhe që suksesin e kanë korrur jashtë.

Arben Cenko, edhe pse Shqipëria nuk i dha mundësinë për të zhvilluar një karrierë të suksesshme, ai mori bazat e shëndetshme në fushën e inxhinierisë, për t’a bërë suksesin në Amerikë. Falë përvojës shumëvjeçare dhe njohurive të marra në universitet, ka arritur që studimet e tij të publikohen me sukses në USPTO ( United States Patent and Trade Office), tre patenta që kanë lidhje dhe po përdoren nga kompania në të cilën ai aktualisht punon. Ndër vite ai ka punuar në disa poizicione të rëndësishme në kompanitë si OCLAP Srl (1996- 2001) në pozicionin e Menaxherit të Paisjeve/Stampave. Në Regaskiss (ITW) Product Design Engineer nga 2001 -2008 Windsor Ontario/Canada. MART EWELD & AUTOMATION Inc. 2008-2011 si zëvendës President i Kërkim, Zhvillim, Projektim i Oldcastle, Ontario/Canada, Synchron Design & Automation, si konsulent për Kërkim-Zhvillim-Projektim në fushën e automateve dhe robotëve si dhe Abicor Binzel Inc 2016, ku është aktualisht si Menaxher në Kërkim-Zhvillim-Projektim.
Lexo:  Arben Cenko, inxhinieri i suksesshëm në Amerikë falë studimeve në Tiranë

Aleksandër Bello është i riu nga Tirana, prej disa vitesh punon në kompaninë WhatsApp, në Karolinën e Veriut, në pozicionin e inxhinierit të software-ëve. Mirëpo veç kësaj, kompania i ka besuar edhe një detyrë tjetër të rëndësishme: atë të identifikimit dhe përfshirjes së talenteve të reja në këtë fushë. Për një djalë që kishte studiuar në gjimnazin “Harry Fultz” në Tiranë, ishte e paimagjinueshme të bëhej pjesë e një kompanie gjigante.

Lexo:  Aleksandër Bello, shqiptari që punon prej dy vitesh në kompaninë globale, WhatsApp

Durim Klaiqi student në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në UBT dhe që është pjesë e stafit të kompanisë botërore të Samsung. Aty ai mban pozicionin si Theme Designer, duke u bërë kështu shqiptari i parë që bëhet pjesë e stafit të kësaj kompanie. Klaiqi arriti të bëhet pjesë e kësaj kompanie pasi kishte përpiluar një portofol që jepte shembuj konceptual për stilin e dizajnit, e cila u vlerësua pozitivisht nga ekipi i Samsung në dy pika kryesore, dizajn kualitativ dhe një trajtë unike e dizajnit. Klaiqi është duke punuar në sektorin kompanisë së quajtur “Samsung Themes”, i cili është një shërbim që ofron personalizimin e pajisjes Android, përmes ndërrimit të User Interface.

Lexo: Edhe Shqipëria ka tashmë një të punësuar në kompaninë Samsung

Ervis Trupja ka mbyllur studimet në Unversitetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë.  E filloi karrierën e tij si mësues i lëndës së matematikës ku kuptoi më mirë fuqinë e mësimdhënies efektive. Ai kurrë nuk ndaloi së mësuari aftësi të reja rreth programimit. Herët, ai filloi krijimin e aplikacioneve thjesht për argëtim. Ky pasion ka çuar në vendimin e tij për të punuar me orar të plotë në fushën e teknologjisë. Pasioni i tij për gjuhët e huaja e ka shtyrë të mësojë dhe të komunikojë në pesë gjuhë: shqip, anglisht, turqisht, italisht dhe gjermanisht. Krijimi i kurseve është mënyra më e mirë për të kombinuar urinë për njohuri rreth teknologjive të reja dhe pasionin për të mësuar. Sot është shqiptari i parë i clili është bërë pjesë e stafit të LinkedIn.
Lexo: Ervis Trupja, i pari nga Shqipëria me kursin e tij online në LinkedIn

Studentja e nivelit master në Fakultetin e Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, Trinë Ismajli prej gati katër vitesh është pjesë e kompanisë së njohur austriake për marketing dhe dizajn, “SCOOP &Camp; SPOON”, ku punon si zhvilluese e webfaqeve.  Trina ka përfituar edhe nga marrëveshjet e bashkëpunimit të UBT-së me universitetet ndërkombëtare dhe gjatë studimeve master, ajo ishte pjesë e programit të shkëmbimit të studentëve, ku me bursë të plotë studimi kaloi një semestër në Staffordshire Univerisity, në Britani të Madhe.
Lexo: Studentja Trinë Ismajli, zhvilluese e ueb-it në kompaninë austriake “SCOOP & SPOON” 

Artiona Bogo, pas përfundimit të studimeve në Universitetin Politeknik të Tiranës, një bursë nga Komisioni Europian e çoi Artionën në Gjermani dhe Itali si pjesë e një programi Master të dyfishtë në inxhinieri softëare. Ajo është inxhiniere softëare-i dhe drejtuese biznesi në kompaninë SAP. Si një menaxhere biznesi për blockchain, Artiona drejton angazhimet strategjike të klientëve dhe është zëdhënëse për teknologjitë e decentralizuara brenda ekosistemit SAP.
Lexo: Nga Tirana në Berlin – udhëtimi teknologjik i Artiona Bogo-s

Brigite Peposhi ashtu si shumë të tjerë, është vetëm në fillim të karrierës së saj në fushën e inteligjencës artificiale, AI.  punon si programuese për një nga kompanitë më të fuqishme në Gjermani e në tregje ndërkombëtare. Kompania operon në fushën e RPA (Robotic Automation Process) dhe AI.
Lexo: Flet Brigite Peposhi. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë krimet

Ardian Radovicka prej 13 vitesh jeton në Kanada. Ai është inxhinier në sektorin e ujësjellësit. I diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në degën Hidroteknikë, në vitin 2000 bashkë me një koleg të tij themeloi Shoqatën e Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë. Nëpërmjet kësaj shoqate pati rastin të fitonte një bursë nga Qeveria Italiane, për të kryer studimet Master në “Mekanikën e Lëngjeve, Planifikimi dhe Menaxhimi i Burimeve Ujore” në Universitetin e njohur La Sapienza, Romë.
Lexo: Ardian Radovicka, inxhinieri shqiptar në Kanada dhe pasioni i tij për pikturën

Kolë Gjoka Është shkolluar në Tiranë ku ka mbaruara Akademinë Ushtarake si dhe një tjetër universitet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Beson shumë në potencialin e kombit të tij, të rinisë dhe të gjithë atyre që e duan atdheun. Është nga Mirdita dhe prej vitesh jeton në Gjermani, aty ku edhe ka ngritur biznesin e tij dhe po zhvillon së fundi karrierën e tij politike.
Lexo: Kolë Gjoka, sipërmarrësi politikan në Gjermani

Gjiltina Isufi, studente e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka rrëmbyer çmimin “Lars Lerup Award” për projektin më të mirë studentor në garën e arkitekturës në Universitetin e Anhalt-it në Dessau të Gjermanisë. Përveç vendit të parë në këtë garë, ajo ka fituar edhe një praktikë në zyrat e arkitektit gjerman Jakob Tigges në Berlin. E gjithë kjo përzgjedhje është bërë nga një juri profesionale, e përbërë prej profesorëve, arkitektëve dhe dekanit të fakultetit të Universitetit të Anhalt-it
Lexo: Studentja e Universitetit të Prishtinës fiton çmim për arkitekturë në Gjermani

Arta Spahiu 18 vjeçarja shqiptare nga Gjilani, të cilës iu kërkuan 5000 euro për t’u pranuar në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin e mjeksisë, çudit Amerikën me shpikjen e saj. Ajo arriti të shkojë në Amerikë për vizitë tek tezja e saj, ndërkaq atje iu hapën të gjitha rrugët e jetës, Arta ka arritur të renditet në vendin e dytë me shpikjen e “dorës robot”. Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues, ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.
Lexo: Arta Spahiu, studentja që nuk arriti të futet në Universitetin e Prishtinës, por po korr sukses në Amerikë

Studentja në Departamentin e Fizikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ardiana Bushi, është pranuar në CERN, njëri nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë nukleare. Ardiana është përzgjedhur në mesin e 1424 aplikantëve nga e gjithë bota, për të kryer praktikën në programin “CERN Summer Student Programme”. Përzgjedhjen e saj, fizikantja e ardhshme e quan si një ëndërr të bërë realitet.
Lexo: Studentja nga Prishtina bëhet pjesë e laboratorit më të madh në botë për Fizikën Nukleare

Bashkim Ziberi nga Radiovcë e Tetovës, vjen nga një familje që investoi shumë në edukimin e fëmijëve. Më 1998 ai përfundoi Studimet Universitare në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Universitetin e Tiranës, në degën e Fizikës 5 vjeçare. Më tej, ai studioi master në Fakultetin e Fizikës në Leipzig, Gjermani. Aty mbaroi edhe Doktoraturën në Fizikë, më konkretisht në Nanoteknologji, në krijimin e nanostrukturave në materialet e Siliciumit dhe Germaniumit. Ai është pjesë e Harvard Global Health Catalyst dhe anëtar i këshillit organizativ në samitin që u mbajt në fund të majit në Harvard me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, ku për herë të parë janë ftuar të marrin pjesë edhe studiues nga vendet tona. Ai është edhe pjesë e ekipit që po evoluon luftën ndaj kancerit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0