Flet Brigite Peposhi. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë krimet - Business Magazine Albania

Flet Brigite Peposhi. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë krimet


 

Brigite Peposhi ashtu si shumë të tjerë, është vetëm në fillim të karrierës së saj në fushën e inteligjencës artificiale, AI. Ajo është gati për t’i vënë në jetë dijet e saj, duke fluturuar nga vendlindja e saj Shqipëria drejt Gjermanisë, në Automation, AI and Machine Learning. Përpara se të fillojë detyrën e saj të parë, Durtti kërkon të dijë se çfarë ka mësuar Brigite mbi AI, deri tani.

Si pjesë e tezës tënde të masterit mbi inteligjencën Artificiale dhe Webin Semantik, ke krijuar një aplikacion që i ndihmon agjensitë e inteligjencës për të zgjidhur krimet duke përdorur dëshmitarë të mundshëm nga mediat sociale. Na trego më shumë për këtë aplikacion dhe si lindi ideja për të, Brigite.

Punova tezen time mbi Webin Semantik. Në këtë teze krijova një aplikacion të thjeshtë i cili përdor check in e Facebook për të gjetur dëshmitarë të mundshëm për një krim që ka ndodhur në një zonë të caktuar. Kam përdorur ontologjinë e njohurisë së territorit të krimit, të prezantuar nga Sule Yildirim dhe Edlira Kalemi në këtë punim. Në këtë tezë kam theksuar rëndësinë e prezantimit ontologjik të informacionit dhe gjetjen e perspektivave të reja në mënyrën e shtimit dhe proçesimit të informacionit duke perdorur teknika inteligjente si data mining dhe match making. Në këtë punë jam e fokusuar për të zgjidhur krime por puna ime e ardhshme është të analizoj të dhëna nga rrjetet sociale për të parandaluar krimin.

Momentalisht po punoj për ta publikuar tezën time në konferenca ndërkombëtare ndërkohë që po zhvilloj më tej aplikacionin tim, si ngjashmëria semantike e fjalëve.

Çfarë ose kush të frymëzoi të ishe një programuese kompjuterike? A ishte një ‘’shkëndijë’’ e momentit apo e kishe menduar prej një kohe të gjatë zgjedhjen e kësaj karriere kaq interesante?

E kam dashuruar gjithmonë shkencën dhe teknologjinë. Kur mu desh të merrja vendime mbi studimet e mija, po kërkoja për diçka sfiduese, kompetitive dhe tërheqëse dhe që do të ishte gjithashtu e dobishme në të ardhmen, kështu që u bëra një programuese kompiuterike. Më vjen mirë të them se ishte një vendim shumë i mirë dhe jam shumë e lumtur që kam zgjedhur këtë karrierë për veten time!

Ti ke shkruar në LinkedIn për eksperiencat e tua personale, sesi je diskriminuar për faktin e të qënit një femër në fushën e zhvillimit të softwarëve. Çfarë ka qënë gjëja më surprizuese dhe që do të të mbetet në memorie teksa ke bërë kërkime për këtë artikull?

Të jesh një grua në këtë fushë, është diçka shumë sfiduese duke konsideruar faktin se shumë njerëz e konsiderojnë programin si një ‘’profesion për meshkuj’’. Kur e shkrova këtë artikull, bëra disa kërkime duke parë për fakte dhe të dhëna mbi femrat në programim. Fakti më surprizues që gjeta ishte që kerkuesit e Git Hub, pranonin më tepër kodet e shkruara nga femra sesa ato të shkruara nga meshkuj por vetëm nëse gjinia nuk shënohej.

Është ironike atëherë që sipas njohurive të mija, programuesja e pare e kompiuterave ka qënë Ada Lovelace, një femer! Mendoj se kjo trashëgimi flet shumë mbi fuqinë e gruas në fushën e inteligjencës artificiale dhe për mundësitë që ekzistojnë për to, në këtë fushë.

Kush beson se do të jenë 3 benefitet më të mëdha të implementimit të inteligjencës artificiale në shoqëri, në 5 vitet e ardhshme?

Inteligjenca artificiale së bashku me njohuritë mbi robotikën dhe internetin janë që tani duke transformuar mënyren sesi ne jetojmë dhe punojmë. Mendoj gjithsesi se 3 fushat në të cilat do të ketë më tepër benefite janë shëndetësia, stili i jetesës dhe industria.

Fillimisht, shëndetësia. Nga robotët të cilët kryejnë operacione e deri te nano robotët në gjëndje të kurojnë qelizat e dëmtuara. Gjithashtu qëndrimi ynë ndaj sistemit shëndetësor do të ndryshojë.

Së dyti, impakti i inteligjencës artificiale do të jetë shumë i madh në stilin tonë të jetesës, duke filluar me qytetet e mencura dhe networket neurale. Ato do të jenë aplikimet e para në këtë fushë, shtëpitë e mencura dhe ‘’bumi’’ përdorimit të AI në makina dhe objekte.

Së treti, me po aq rëndësi sa shëndetësia dhe stili i jetesës, AI do të ketë impakt në cdo aspekt të industrisë dhe tregtisë, duke përfshirë këtu prodhimin super eficent si dhe dërgesat e produkteve dhe të mirave.

Cila është ajo cilësi biznesi që kanë njerëzit, që sipas teje do ti bëjë ata të jenë gjithnjë superior ndaj makinerive?

Mendoj se zgjidhja e problemeve në mënyrë të pastrukturuar në rastin e atyre situatave të cilat janë të paparashikueshme ose që cojnë në informacione të reja dhe për të cilat nevojitet ‘’instikti njerezor’’ dhe të qënit njeri.

Duke lënë menjanë karrieren, si njerëz në jetë, ne të gjithë përballemi me sfida hëre pas here dhe te gjithë kemi mënyra të ndryshme për tu marrë me to. Si përpiqesh të kthesh një ditë të keqe, në një ditë të mirë?

Në fillim të karrierës time, të ktheje një ditë të keqe në një të mirë ishte shumë sfiduese. Unë ushtrohem thuajse cdo ditë, gjë që më bën të ndihem shumë mirë dhe ka më pak shance që të kem një ditë të keqe. Dëgjoj muzikë thuajse gjatë gjithë kohës ndërkohë që punoj dhe kjo më bën të ndihem e relaksuar. Por ndonjëherë, kur ndihem vërtet keq, pa asnje arsye, thjesht shlodhem, shkoj të bëj një shëtitje ose të pi një kafe me shoqen time të ngushtë dhe një bisedë e shkurtër më kthen humorin e mirë!

Ti përmende më parë, matematicienen Ada Lovelace (1815-1852). Ada sic e di, ishte personi i parë i cili njohu që  kompiuteri mekanik me qëllim të përgjithshëm i propozuar nga Charles Babbage, Motori Analitik, kishte aplikime të tjera përtej llogaritjeve të thjeshta dhe ajo publikoi një algoritëm të ndërtuar për tu përdorur nga një makineri e tillë. Cfarë pyetje do të bëje nëse do të kishe mundësi të takoje Adën sot?

Ada Lovelace, teorizoi një metodë për makinerinë që të përsëriste një sërë instruksionesh, në një proces të quajtur ‘’looping’’ që programet kompiuterike përdorin sot. Duke marrë parasysh gjuhët e programimit të disponueshme sot dhe pafundësine e të dhënave me të cilat merren kompiuterat në ditët tona, pyetja ime do të ishte nëse ajo do e kishte menduar ndonjëherë se cfarë impakti do të kishte zbulimi i saj aq revolucionar në atë kohë, në ditët tona?

Në përfundim Brigite, me benefitet e eksperiencës tënde, si do të frymëzoje një kategori vajzash të reja për ti bërë ato kurioze rreth një karriere të mundshme në fushën e programimit?

Ka 5 gjëra kyce të cilat do të bëja për ti inkurajuar ato të eksplorojnë një karrierë të ardhshme në programimin kompiutërik.

Do të filloja duke i bere kurioze rreth faktit se cfarë janë programet dhe se cfarë bëjnë ato, duke i treguar aplikacione apo lojera të cilat ato i përdorin dhe i njohin.

Më pas do ti tregoja sesi këto programe krijohen dhe se cfarë pune dhe titulli kanë personat që i krijojnë.

Do të përpiqesha gjithashtu ti frymëzoja me shembuj nga jeta reale, duke i treguar dhe video të vajzave të reja të cilat kodojnë.

Më pas do ti flisja rreth së ardhmes së teknologjisë dhe mënyrës sesi kompiuterat mund të na ndihmojnë në cdo aspekt të jetës tonë.

Në fund, do ti inkurajoja të ishin pjesë e kësaj, duke i treguar si të fillojnë të kodojnë, duke i dhënë programet e nevojshme për të punuar si dhe duke ju bashkuar në projekte te ndryshme, të dedikuara specifikisht për to.

burimi: durtti.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0