Warren Buffett dhe Bill Gates tregojnë se cili është libri më i mirë i biznesit - Business Magazine Albania

Warren Buffett dhe Bill Gates tregojnë se cili është libri më i mirë i biznesit

Warren Buffett dhe Bill Gates tregojnë se cili është libri më i mirë i biznesit

Pas çdo sipërmarrësi të suksesshëm është një listë librash që i kanë ndihmuar ata në drejtimin e biznesit dhe të jetojnë një jetë fitimtare. Ndërsa libra si  “Shoe Dog” nga Phil Knight, “Principles” nga Ray Dalio dhe “Start with Why” i Simon Sinek, dallohen si disa nga më të preferuarit e tyre, Warren Buffett dhe Bill Gates pajtohen se libri më i mirë i biznesit i të gjitha kohërave u shkrua 50 vjet më parë.

Kur dy miliarderët u takuan për herë të parë në vitin 1991, Gates i kërkoi Buffett t’i rekomandonte librin e tij të preferuar të biznesit. Pa humbur kohë, CEO i Berkshire Hathaway u përgjigj “Business Adventures” nga John Brooks, pastaj tha se do t’i dërgonte kopjen e tij Gates.

“Më shumë se dy dekada pasi Warren ma dha hua dhe më shumë se katër dekada pasi u botua për herë të parë, “Business Adventures” mbetet libri më i mirë i biznesit që kam lexuar ndonjëherë,” shkroi Gates në blogun e tij në vitin 2014.

Libri që i ka mbijetuar kohës

“Business Adventures” është një përmbledhje e 12 historive – botuar më parë në The New Yorker, ku Brooks ishte pjesë e stafit – me disa nga ngjarjet më të rëndësishme në korporatat e shekullit 20 në Amerikë. Çdo profil është një tregues interesant se si një moment i caktuar në histori formoi një kompani të tërë.

Por ajo që me të vërtetë e bën librin kaq të veçantë është se ai u bën thirrje lexuesve, të cilët nuk janë të interesuar për natyrën e financave. Libri ofron një minierë ari për mësimet rreth njerëzve dhe jetës – sjelljet tona instinktive, çfarë na bën të shkëlqejmë dhe cilat probleme na dalin përpara, nëse nxjerrim natyrën tonë të ashpër.

Lexo edhe:Raporti i Institutit të Oksfordit: Kompania shqiptare “Baboon” më e mira në rang botëror, për vlerat, standardet dhe kushtet më të larta në punë

BusinessMag në këtë artikull ju sjell mësimet më thelbësore të jetës nga “Business Adventures”:

Kur verbohesh përballë ndryshimit, del jashtë kohe

Në librin e tij, Brooks shkruan për një nga dështimet më të mëdha të Ford Motor Company: Ford Edsel i vitit 1958, për të cilin kompania kishte menduar të ishte makina më “e re dhe e fundit” për amerikanët e klasës së mesme. Brooks vëren se Ford donte të bënte një makinë që u përshtatej nevojave të publikut amerikan, kështu që e pyeti masën për të parë se çfarë donin më shumë.

Ford ishte i pakënaqur me rezultatet e sondazhit dhe përfundoi duke shkuar në mënyrën e vet. I etur për të krijuar risi, filloi të marketonte veturën një vit përpara se ta përfundonte. Dhe në ditën e prezantimit, modeli rezultoi me rrjedhje të naftës dhe bagazhe që nuk hapeshin. Gjithashtu u konsiderua si shumë i shtrenjtë dhe përdorte më shumë gaz.

Kur nuk u kushtoni vëmendje ndryshimeve në zhvillim të shoqërisë dhe nevojave njerëzore, ju bëni hapa mbrapa dhe bëheni vulnerabël përballë konkurrentëve.

Dështimi nuk është një gjë e keqe – pranoni, mësoni prej tij dhe ecni përpara

Prezantimi i Edsel çoi në një humbje prej 350 milionë dollarësh. E megjithatë, drejtuesit e Ford nuk morën përgjegjësi për dështimet e tyre. Në fakt, ata pretendonin se kishin bërë gjithçka siç duhej. Ndërsa shkruante historinë, Brooks tha se një menaxher marketingu i tha atij se ishin klientët ata që e kishin fajin.

Njerëzit shpesh mendojnë, nëse dështoj, do të humbas diçka shumë të rëndësishme, por të mësuarit nga gabimet tona është një nga mjetet më të mëdha të zhvillimit tonë; na jep informacion për atë që duhet të bëjmë ndryshe për të pasur sukses në jetë.

Asnjëherë mos e nënvlerësoni rëndësinë e kulturës dhe vlerave të kompanisë

Ky është një mësim i fuqishëm për këdo – nëse jeni një themelues, menaxher, punonjës apo punëkërkues.

Brooks përshkruan sesi themeluesi i Xerox, Joseph C. Wilson krijoi një kulturë të mëshirshme pune. Ai dhuroi miliona dollarë për bamirësi dhe për universitetet. Ai zbatoi politikat progresive të punësimit gjatë lëvizjes së të drejtave civile.

“Për të vendosur qëllime të larta, për të pasur aspirata pothuajse të paarritshme, për t’i nxitur njerëzit me besimin se mund të arrijnë lart … këto janë po aq të rëndësishme sa bilanci, ndoshta edhe më shumë,” tha Wilson dikur sipas Brooks.

Sot, më shumë se kurrë, punonjësit vlerësojnë unitetin dhe qëllimin në një kompani dhe ata nuk kanë frikë të lënë ose të refuzojnë një ofertë pune nga një kompani me reputacion të keq. Duke pasur një kulturë të mirë korporative ka gjasa të çojë në produktivitet dhe motivim më të lartë, më pak probleme shëndetësore të punonjësve dhe më pak qarkullim të tyre.

Bashkimi me një kompani me kulturë të varfër nuk do t’ju mbajë të lumtur.

Nëse nuk e keni lexuar librin …

Millennials nuk kishin lindur kur libri klasik i Brooks u vendos në raftet e librarive në vitin 1969. Çdo person duhet të lexojë “Business Adventures” nëse dëshiron të thellojë ekspertizën e tij, të zhvillojë karrierat dhe të lulëzojë në jetë.

 CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0