Studimi: Ja si funksionon psikologjia e një burri të papunë - Business Magazine Albania

Studimi: Ja si funksionon psikologjia e një burri të papunë

“Të pasurit të një partnereje që gjithashtu nuk është e punësuar, i ngushëllon meshkujt, duke i bërë të ndihen më pak keq për papunësinë e tyre dhe më pak të turpëruar”, – thotë reporteri.Sipas një studimi të ri, burrat e papunë në Mbretërinë e Bashkuar, do të preferonin që edhe partnerja e tyre të ishte e papunë.

Një studim, i cili analizoi të dhëna nga mbi 42,000 njerëz në nëntë vende, zbuloi se burrat në çiftet ku gruaja është e vetmja që e mban familjen, kanë mirëqenie më të ulët se mesatarja krahasuar me  marrëdhëniet ku është burri ai që sjell të ardhura apo kur punojnë të dy.

Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Bath-it, zbuloi se burrat s’e pranojnë dot që partnerja  tyre të punësohet nëse ata janë të papunë, ndryshe nëse ndodh e kundërta.
Lexo: Si të bëhesh solartor ose specialist i energjisë diellore dhe sa vende të lira pune ka?

Ky problem spikatej më shumë te meshkujt në Gjermani, por u pasua nga MB, Irlanda dhe Spanja, megjithatë çështja është  e përhapur në të gjithë Evropën, madje edhe në kombe me të drejta gjinore të barabarta si Finlanda.

Kërkimet na tregojnë se një grua që mban familjen, “kërcënon maskulinitetin e burrave të papunë dhe rrit pasojat negative të mirëqenies së papunësisë së tyre”.

Studiuesit shpjeguan se burrat me bashkëshorte ose partnere, që mbajnë familjen, ka të ngjarë të durojnë “stigma dhe sanksione sociale” të tilla si “thashethemet, talljet dhe gjykimet” për moszbatimin e stereotipeve të maskulinitetit.

Ndërsa studimi vuri në dukje se burrat e papunë mund të jenë gjithashtu në rrezik të përfundojnë të izoluar dhe të vetmuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0