Albanian International School, një mundësi zgjedhje për fëmijët tuaj - Business Magazine Albania

Albanian International School, një mundësi zgjedhje për fëmijët tuaj

E vendosur pranë qendrës së Tiranës, Albanian International School (AIS) është  një institucion i ekselencës arsimore me një mjedis të larmishëm dhe dinamik. Me një vendndodhje të përshtatshme përballë Ambasadës Amerikane, AIS i shërben me krenari komunitetit vendas dhe ndërkombëtar si një institucion arsimor i pavarur, ku kultura të ndryshme bashkohen dhe harmonizohen me njëra-tjetren. 

Në qendër të suksesit të AIS është stafi i përkushtuar i mësueseve amerikanë dhe shqiptarë, të cilët ndjekin një program amerikan që bazohet në standardet rigoroze Common Core, duke siguruar që çdo student të marrë një arsimim të nivelit të lartë bashkëkohor amerikan.

 

Albanian International School,

 

Albanian International School është e akredituar nga WASC, Western Association of Schools and Colleges (Komisioni Perendimor për Shkollat dhe Kolegjet), gjë që pasqyron përkushtimin e drejtuesve, stafit dhe palëve të interesuara për të garantuar cilësi të lartë të mësimit dhe mirëqenies për të gjithë studentët.

 

Albanian International School,

 

Western Association of Schools and Colleges (WASC), është një komision i njohur botërisht dhe një nga gjashtë agjensitë e akreditimit të SHBA, që bashkëpunojnë ngushtë me Departamentin e Shtetit Amerikan.

Në vizitën e fundit të WASC, përfaqësuesit e këtij komisioni vunë në dukje dhe përgëzuan shkollën për mbështetjen dhe punën e përkryer dhe përkushtimin e drejtorit të bordit Z. Vladimir Mulaj në përmbushjen e misionit të AIS. Gjithashtu, komunikimi efektiv familje-shkollë, i cili nxit marrëdhëniet pozitive dhe mbështetjen e personalizuar, është një prej arritjeve të spikatura të AIS.

 

Albanian International School,

 

Ndërsa Albanian International School feston arritjet, përkushtimi ndaj vlerave thelbësore të përsosmërisë akademike, diversitetit dhe angazhimit të komunitetit vazhdon të mbetet prioritet thelbësor për këtë institucion. Kjo shkollë është e përkushtuar për të nxitur zhvillimin intelektual, social dhe emocional të nxënësve të saj, duke i përgatitur ata për një të ardhme të shkëlqyer.

 

Albanian International School,

 

Albanian International School, një nga shkollat e akredituara më të mira ndërkombëtare në Tiranë ofron mundësi burse për nxënësit e klasave 5-9.

Ajo ka 12 vite eksperiencë në fushën e arsimit, me program dhe kurrikul amerikane, staf amerikan të licensuar dhe klasa me kapacitet deri në 15 nxënës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0