Arta Spahiu, studentja që nuk arriti të futet në Universitetin e Prishtinës, por po korr sukses në Amerikë - Business Magazine Albania

Arta Spahiu, studentja që nuk arriti të futet në Universitetin e Prishtinës, por po korr sukses në Amerikë


18 vjeçarja shqiptare nga Gjilani, të cilës iu kërkuan 5000 euro për t’u pranuar në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin e mjeksisë, çudit Amerikën me shpikjen e saj.

Quhet Arta Spahiu. Është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve. Kjo studente nuk arriti të pranohet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjeksisë pasi deklaroi se nuk kishte mundësi të jepte 5000 euro ryshfet. Ajo arriti të shkojë në Amerikë për vizitë tek tezja e saj, ndërkaq atje iu hapën të gjitha rrugët e jetës, theksoi ajo. Madje, ajo deklaroi që këtë projekt kishte synim ta prezantonte në Kosovë, mirëpo nuk gjeti mbështetjen e shtetit.

Arta ka arritur të renditet në vendin e dytë me shpikjen e “dorës robot”.

Nxënësja nga Gjilani e paraqiti projektin e saj në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP, “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të qytetit Houston, në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues, ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.

Falë kësaj fitoreje 18-vjeçarja ka fituar një bursë të plotë studimi në “North American University”. Ajo është punësuar si asistente administrative në këtë universitet.

/GjilaniLajm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0