Drena Kusari, emri shqiptar në krye të Microsoft - Business Magazine Albania

Drena Kusari, emri shqiptar në krye të Microsoft

Ekspertja e teknologjisë, Drena Kusari, ka arritu majat në kompaninë globale Microsoft, duke u bërë zv.presidente dhe menaxhere e përgjithshme e Microsoft. Në postimin e saj në LinkedIn, ajo thekson: “Jam e lumtur të ndaj se po filloj një pozicion të ri si Corporate Vice President dhe General Manager në Microsoft!”.

Ky është ndër nivelet më të larta të menaxhimit në strukturën e kompanisë, duke e vendosur Kusarin mes drejtuesve kryesorë të Microsoft. Emërimi i saj përbën një tjetër histori suksesi për gratë shqiptare në industrinë globale të teknologjisë.

Karriera e saj është zhvilluar në ekosistemin e Silicon Valley dhe në kompani të mëdha ndërkombëtare. Ajo ka lindur dhe është rritur në Gjakovë. Pas luftës në Kosovë, në vitin 1999, u shpërngul në Shtetet e Bashkuara, ku përfundoi vitin e fundit të shkollës së mesme. Puna e saj e parë ishte si përkthyese dhe punonjëse në terren për organizatën Save the Children, menjëherë pas luftës.Kusari u diplomua me dy drejtime, Ekonomi dhe Diplomaci, në Occidental College në SHBA, ndërsa më pas përfundoi studimet MBA në Harvard Business School, një nga shkollat më prestigjioze të biznesit në botë.

Para Microsoft, ajo ka ndërtuar një karrierë në disa kompani të mëdha globale, si Goldman Sachs si analiste financiare, McKinsey & Company si konsulente strategjie për kompani të Fortune 500, më pas në Lyft ku mbajti postin e General Manager për rajonin Southwest dhe Hawaii, duke u bërë gruaja e parë që drejtoi këtë rajon në kompani, si dhe në Bumble, ku kishte një rol drejtues në strategji dhe zhvillim biznesi.

va-spas

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0