Liderët e biznesit në Shqipëri për vitin 2023, më të votuarit në Business Magazine - Business Magazine Albania

Liderët e biznesit në Shqipëri për vitin 2023, më të votuarit në Business Magazine

reviste

Pas 3 vitesh Business Magazine rikthen votimet për liderët e vitit në biznes! Atëherë kur zëri i konsumatorëve dhe audiencës merr rëndësinë kyçe në biznes, ne vendosëm të bëhemi zëri i publikut. Konkursi “Sipëmarrës i Vitit” erdhi me më shumë fusha zgjedhjeje, duke vendosur në fokus tipologji biznesi që kanë lulëzuar vitet e fundit si të influencuarit të një audience dhe shitja online. 

Tashmë nën emrin e “Business Leaders”, revista jonë synon të sjellë në vëmendje peshën e mendimit publik dhe imazhit të biznesit tek audienca e duhur, përmes një konkursi vjetor. Këtë vit fushat e konkurrimit ishin: 

Sipërmarrësi/ja e Vitit

Startupi i Vitit

E-commerce i Vitit

Influencuesi/ja e Vitit

Procesi i votimit për bizneset dhe personat, të cilët do të mbajnë këto tituj përgjatë gjithë vitit 2024 u nda në 2 faza:

  1. Faza e nominimeve: ku u emërtuan personat që publiku gjykoi të vendosen në konkurim. Emrat me më shumë vota u përzgjodhën dhe aty ku kishte barazime u vendos të dalin së bashku në votim. 
  2. Faza e votimit: Pas shpalljes së listave të të nominuarve u lejuan vota të përditshme për secilin kandidat, deri në mbylljen e votimeve. Shumë prej kandidatëve kanë qenë shumë pranë njëri-tjetrit deri në ditën e fundit, megjithatë, mund të kishte vetëm një fitues.

Sipërmarrësi i Vitit – Samir Mane

Samir Mane është një ndër emrat më të lakuar kur diskutohet për biznesmenët shqiptar, ndaj nuk është habi që ishte edhe më i votuari nga publiku i Business Magazine. Themelues i një serie biznesesh dhe me titullin e miliarderit të parë shqiptar, ai drejton grupin e investimeve më të rëndësishëm në Europën Juglindore, Balfin Group. Tendenca dhe qasja e Z. Mane në vitin 2023 për të qenë më pranë projekteve inovatore, më pranë startupeve dhe të rinjve, ku mund të përmendim më shumë dalje të tij publike nëpër event studentore, si edhe prezanca e tij në Web Summit në Lisbonë këtë vit ndërmjet disa inovatorëve vizitorë nga Shqipëria mendojmë se përveç vlerave të tjera, ka ndikuar në këtë vlerësim nga audienca e Business Magazine. 

Saimir Mane

BALFIN Group, themeluar në vitin 1993, është një grup i larmishëm dhe aktiv në tregtinë me shumicë dhe pakicë, banka, pasuri të paluajtshme, menaxhim asetesh, turizëm, media dhe logjistikë. Aktualisht pjesë e grupit BALFIN janë më shumë se 50 kompani, duke përfshirë këtu: Neptun Albania, Balfin Construction, Scan TV, New Moment Albania, Tirana Bank, Mane Foundation, etj. 

Duke qenë se nominimet bashkë me votimet për të preferuarin/ën në secilën kategori, u bënë nga audienca e Business Magazine dhe audienca e të nominuarëve, secili kandidat u shoqërua me një arsye specifike. Në rastin konkret, ja disa nga arsyet pse audienca e mendoi Samir Mane personin që meriton të quhet Sipërmarrësi i Vitit:

“Është sipërmarrësi i vitit pasi ka udhëhequr me vizion dhe guxim, duke shndërruar sfidat në mundësi dhe duke frymëzuar ekipin me integritet dhe përkushtim të palëkundur.”

“Ambicioz, punëtor, korrekt, elokuent, i lexuar.”

“Ka sjellë vlerë të shtuar në ekosistemin e biznesit në Shqipëri.”

Startupi i Vitit – Frut’za

Gentjan Zotaj është themeluesi i Frut’za. Duket se pas një suksesi me 2 startup-et e tij teknologjike AILend dhe GreenLeaf ai ktheu vëmendjen nga diçka që u intereson të gjithëve, frutat!

Frut’za

I pyetur se cilat mendon se janë arsyet që e zgjodhën Frut’za startup-in e vitit, Genti përgjigjet: 

“Mendoj që prapa Frut’za-s është një ndër ekipet më të mirë të teknologjisë, marketingut dhe operacioneve. Produkti është rritur duke pasur cilësinë në mendje dhe jo fitimin. Kjo është vlerësuar nga klientët tanë që kanë 95% “retention rate”. Frut’za ka vërtetuar që modeli i abonimit funksionon jo vetëm në vende si New York apo Londra, por edhe në Tiranë. Frut’za është ndërtuar si një mundësi për të pasur cilësi në çdo hallkë të procesit, që nga përzgjedhja e frutave, paketimi dhe dorëzimi.”

Frut’za

Ai gjithashtu na tregon se Frut’za është një platformë online dhe mendimi i konsumatorit merret me lehtë se në një biznes klasik. Ndaj, ekipi i Frut’za nuk bën kompromis me teknologjinë, Frutza është në gjeneratën e tretë të saj, gjithmonë duke u përmirësuar në eksperiencën e përdoruesve.

Frut’za

Synimet e së ardhmes janë tepër premtuese: 

  1. Frut’za.com si një platformë që promovon jetesën e shëndetshme. Shumë shpejt do shtohen marka të ndryshme të cilat konsumatorët i duan dhe i përdorin çdo ditë.
  2. Frut’za.com si platformë e-commerce. Frutza si platformë e ngjashme me Shopify për të ndihmuar markat që shesin në Instagram për të pasur një platformë të mirëfilltë e-commerce.
  3. Frut’za & Coffee house. Po hapin pikën e parë fizike. Ndoshta kjo kthehet në një zinxhir në Tiranë. Por, edhe duke pasur lëngjet dhe sallatat e frutave nëpër supermarkete apo palestra.

Frut’za

 

Disa nga arsyet që audienca dha për Frut’za si startup-i i vitit: 

“Shërbim fantastik!”

“Një nevojë që deri më tani nuk e dinim që e kishim. Të abonohesh për një shportë me fruta, lehtëson në mënyrë radikale të ushqyerin shëndetshëm edhe kur ndodhesh në punë!”

E-commerce i Vitit – ViaAnabel

ViaAnabel

 

Të gjithë e njohin Anabel Media, por mesa duket të gjithë blejnë online edhe tek ViaAnabel! 

Dalina Buzi, themeluese e ViaAnabel na tregoi më shumë për fillimet e dyqanit të saj, i cili operon prej 7 vitesh me në fokus origjinalitetin e produkteve. Duke qenë një model biznesi ende i pa krijuar në Shqipëri, ajo shpreh se ka qenë e vështirë gjetja e burimeve të informacionit për origjinalitetin e markave dhe produkteve dhe arritja e një niveli ekspertize. Megjithatë, jashtë shtetit tonë industria e second-hand luxury po zhvillohej me hapa të shpejtë. 

Dalina Buzi

 

Ndër vite ajo tregon edhe sfida që ka hasur me shumë klientë, të cilët kishin rënë më parë pre e mashtrimeve me produkte të imituara dhe stafit i duhej të tregonte se produktet që dëshironin të shisnin nuk ishin origjinale. 

 

ViaAnabel

 

Ka qenë e vështirë? Patjetër, sepse na duhej që paralelisht me qëllimin tonë kryesor – shitjet – edhe të edukonim tregun. Na vinin shumë produkte imitime dhe në fillim njerëzit kishin reagime shumë emocionale kur ua kthenim produktin. Disa kishin blerë çanta imitime mbi 1000 Euro dhe gati traumatizoheshin kur u jepnim lajmin e keq që nuk e kishin origjinale. Madje, një prej këtyre klienteve “të shokuara”, mori edhe masa ndaj dyqanit që i kishte shitur një imitim Hermes, duke çuar në mbylljen e menjëhershme të tij.

ViaAnabel

 

E pyetur se kush është klienti të cilit i drejtohen këto produkte, Dalina thotë: “Klienti ynë ideal është ai që blen, sepse e dashuron produktin apo markën e caktuar, por nga ana tjetër, është i mençur mjaftueshëm sa të njohë ekonominë dhe ta kuptojë që çdo blerje është investim. Sikur të dija unë në të 20-tat çfarë di sot, do të kisha investuar vetëm në çanta. Ti e blen dhe e rishet dhe e blen dhe e rishet sa herë të duash një Louis Vuitton, e prapë del e fituar. Është fantastike!”

 

ViaAnabel

 

Ajo ka shprehur kënaqësinë e të qenit pjesë e një konkurrimi për e-commerce-et më të mira shqiptare, pasi pavarësisht konkurrencës së shtuar në këtë biznes, ViaAnabel ende mban vlerësimin maksimal. Avantazhi i ViaAnabel qëndron në bindjen për të sjellë vetëm marka origjinale në duart e konsumatorëve dhe për të qenë gjithnjë transparent me ta. 

 

ViaAnabel

E ardhmja e tyre duket e ndritur pasi Dalina shpreh vendosmërinë për të investuar gjithnjë në cilësi, duke qenë të parët në Ballkan që sollën vlerësimin “AI Entrupy”, si dhe me kontributin e një eksperti në ekip, i cili është diplomuar në inxhinieri tekstile dhe i janë mundësuar trajnime në disa nga markat më të mëdha botërore, çertifikuar nga marka si Louis Vuitton, Prada, Chanel dhe së shpejti edhe nga Hermes. 

Influencer i Vitit – Luiz Ejlli

Luiz Ejlli

 

Në botën e rrjeteve sociale dhe komunikimit digjital, Luiz Ejlli ka dalë fitues i kategorisë Influencër i Vitit. Ai fitoi edicionin e 44-të të Festivalit të Këngës, duke përfaqësuar kështu Shqipërinë në Eurovision 2006. Por, ai u bë masivisht i njohur me pjesëmarrjen e tij në shtëpinë e reality-show Big Brother Albania VIP, ku  fitoi edicionin e dytë të këtij formati. Disa nga arsyet përse Luiz Ejlli u zgjodh si Influencer i vitit: 

“Njeriu që u ktheu buzëqeshjen miliona shqiptarëve”

“Person që ka ndërtuar emrin e tij me mund dhe sakrifica dhe sot është më i miri”

”Është një person që i shërben popullit për gjëra të nevojshme.”

Business Magazine ju falenderon për kontributin tuaj në këtë iniciativë, me premtimin se do të kthehemi sërish në fundvitin 2024.

Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 34 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 34 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0