Spartak Iljas dhe arti i tij unik në ndërtimin e kitareve - Business Magazine Albania

Spartak Iljas dhe arti i tij unik në ndërtimin e kitareve

Spartak Iljaz

Spartak Iljas, një mobilier, i cili së fundmi ka zbuluar një tjetër pasion të tij, atë të ndërtimit të kitareve. Në studion e punës, krahas materialeve që përdor për ndërtimin e mobilerive, ndodhen edhe punimet e kitareve të punuara me shumë mjeshtëri nga ai.

I pyetur se sa e vështirë ka qenë për të ndërtimi i tyre, ai ka pohuar se ka hasur vështirësi, pasi çdo gjë e ka mësuar vet duke parë dhe lexuar informacione që i shërbenin për ta udhëzuar. Për prodhimin e kitareve Spartaku kujdeset që ndërtimi i tyre të jetë totalisht me dru shqiptar, më i përdoruri prej tij është druri i Panjës. Nxjerrja e një produkti të mirëfilltë gati për përdorim, nuk ka qenë dhe aq e lehtë për të. I është dashur një periudhë prej 4-5 muaj derisa ka nxjerrë kitaren e parë për ekspozim, e cila ka qenë kitarja klasike.

 

Spartak Iljaz

 

Që nga zgjedhja e drurit, te përpunimi, gdhendja dhe me rradhë, janë faza nëpër të cilat Spartaku kalon derisa arrin në produktin përfundimitar. I gjithë procesi i ndërtimit konsiston në disa procedura komplekse teknike. Fillimisht ai krijon bazën e kitares, ose trupin, si e quan vetë Spartaku, për të vijuar me bishtin dhe aksesorët e tjerë përkatës, pjesë këto të ndërtuara me dru të ndryshëm.

Padyshim që kitaret e tij janë të vlerësuara nga të gjithë artistët, që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë klient të tij. Emra të shquar të artistëve shqiptarë vijnë dhe porosisin kitare duke i besuar mjeshtërisë dhe profesionalizmit të Spartakut.

I pyetur për vizionin e tij, Spartaku është shprehur se dëshiron që çdo kitare e dalë prej tij, të jetë e njohur si prodhim totalisht me dru shqiptar. Ai gjithashtu po punon për hapjen e dyqanit, në mënyrë që t’i mirëpresë atje të gjithë klientët që i kanë besuar dhe vlerësuar punën e bërë prej tij. Spartaku ka pohuar se kitaret mund të blihen edhe online, jo vetëm fizikisht, në mënyrë që të kenë mundësinë e blerjes jo vetëm shqiptarët brenda Shqipërisë, por dhe jashtë saj, pse jo të përfshihet dhe në tregun e huaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0