Ligji për sigurinë kibernetike i paqarë, sjell sfida dhe pikëpyetje - Business Magazine Albania

Ligji për sigurinë kibernetike i paqarë, sjell sfida dhe pikëpyetje

Shkruar nga Nadia Elbasani, Juriste

Ligji i ri për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri erdhi si nevojë për të përmirësuar mbrojtjen ndaj rritjes së kërcënimeve kibernetike. Në këtë kuadër, Ligji i Ri për Sigurinë Kibernetike, i miratuar së fundmi, ka sjellë një sërë ndryshimesh që synojnë të forcojnë mbrojtjen e infrastrukturës së informacionit në nivel kombëtar. Përtej ndryshimeve që ka sjellë, nga krahu tjetër përsëri ka disa aspekte që duheshin ezauruar, si transparenca, mekanizmat e mbikëqyrjes dhe pasojat për subjektet që dështojnë të përmbushin kërkesat e tij.

Pikë së pari, ligji parashikon Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, që do të ketë detyrën të mbikëqyrë zbatimin e politikave të sigurisë në nivel kombëtar.

Por, mënyra se si ky autoritet do të veprojë në praktikë mbetet e paqartë. Nuk ka udhëzime të mjaftueshme në lidhje me procedurat e kontrollit, frekuencën e inspektimeve dhe masat ndaj shkeljeve. Për më tepër, pa një strukturë të qartë mbikëqyrjes, ekziston rreziku i zbatimit jo të barabartë të ligjit, ku disa subjekte mund të përballen me kontrolle, ndërsa të tjerë mund të shmangen lehtësisht në heshtje.

Ndër elementet më kritike të ligjit është mungesa e qartësisë rreth disa prej detyrimeve të tij. Ligji kërkon që subjektet të raportojnë incidentet kibernetike, por nuk përcakton me saktësi çfarë lloj incidentesh kërkojnë raportim. Kjo mungesë qartësie lë hapësira për interpretime të ndryshme, duke rritur pasigurinë ligjore për subjektet që përpiqen të zbatojnë rregulloret në mënyrën më të saktë të mundshme. Incidentet kibernetike konsiderohen ngjarje që cëojnë sigurinë e sistemeve të informacionit dhe që mund të sjellin impakt negativ në të tërë zinxhirin i cili varet nga ky sistem i prekur. Mirëpo, nga krahu tjetër ligji nuk përcakton asnjë mekanizëm mbikëqyrje të veçantë për mbi rastet kur një incident kibernetik ështe krijuar dhe lejuar me vetëdije nga personat e autorizuar të administratës/organizatës.

Gjithashtu, ndërsa ligji përmend mbrojtjen e të dhënave personale si një nga shtyllat kryesore, mungon një udhëzim i qartë mbi mënyrën se si të dhënat e mbledhura gjatë zbatimit të tij do të mbrohen nga keqpërdorimi. Kjo krijon një terren te ri edhe më të pasigurt kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ligji i Ri për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri sjell një sërë sfidash dhe pyetjesh që kërkojnë vëmendje të shtuar dhe bashkëpunim me qëllim realizimin e objektivit kryesor të këtij ligji, garantimin e një arene digjitale të sigurt.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0