Studentja e Universitetit të Prishtinës fiton çmim për arkitekturë në Gjermani


Gjiltina Isufi, studente e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka rrëmbyer çmimin “Lars Lerup Award” për projektin më të mirë studentor në garën e arkitekturës në Universitetin e Anhalt-it në Dessau të Gjermanisë.

Përveç vendit të parë në këtë garë, ajo ka fituar edhe një praktikë në zyrat e arkitektit gjerman Jakob Tigges në Berlin. E gjithë kjo përzgjedhje është bërë nga një juri profesionale, e përbërë prej profesorëve, arkitektëve dhe dekanit të fakultetit të Universitetit të Anhalt-it.

Duke u ndier e lumtur për suksesin e arritur, ajo thotë se njohuritë e para për arkitekturën i ka marr në Universitetin e Prishtinës.

“Natyrisht që Universiteti i Prishtinës është vendi ku kam fituar njohuritë dhe përvojat e para për arkitekturën. Edhe pse sistemi i punës dhe i arsimimit në Fakultetin e Arkitekturës në shumë raste ka nevojë për përmirësime, unë i falënderohem përkushtimit të disa profesorëve, të cilët bëjnë një punë të mrekullueshme dhe u ofrojnë gatishmëri studentëve për t’u avancuar edhe më tutje në profesion”, shprehet Gjiltina.

Ajo planifikon që të vazhdojë studimet në nivelin master në ndonjë universitet botëror dhe pas përfundimit të tyre të kthehet dhe të kontribuojë në Kosovë.

Gjiltina, vitin e kaluar, studioi për një semestër në Dortmund të Gjermanisë, ndërsa këtë vit ka studiuar në Dessau të Gjermanisë. Të dyja bursat i ka fituar përmes partneriteteve të Universitetit të Prishtinës në projektin Erasmus+.

Uni-pr.edu

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale