16 vjet nga shpallja e pavarsisë së Kosovës! - Business Magazine Albania

16 vjet nga shpallja e pavarsisë së Kosovës!

16 vjet nga shpallja e pavarsisë së Kosovës!

Janë bërë 16 vjet që kur Kosova, shteti më i ri në Evropë, shpalli pavarësinë nga Serbia duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor.

16 vjet pas pavarësisë, Kosova vazhdon të përballet me sfida të jashtme dhe të brendshme. Jashtë territorit të saj, Kosova vazhdon të përballet me Serbinë, liderët e së cilës ende e konsiderojnë atë si “territor të tyrin” dhe si vend ku ende kanë “trashëgimi”; si dhe me rrugën e saj në anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) dhe organizata të tjera evropiane.

Ndërkaq, brenda kufijve të saj, Kosova vazhdon të cilësohet nga mekanizma ndërkombëtarë ende si vend me korrupsion, varfëri, krim të organizuar dhe sistem të brishtë të arsimit dhe shëndetësisë.

 

Gjatë periudhës së Jugosllavisë, Kosova ishte rajon brenda Republikës Federale Serbe. Edhe pse kushtetuta jugosllave i dha Kosovës autonomi në vitin 1974, ajo u shfuqizua nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në vitin 1989.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991, lufta e përgjakshme e cila në fillim shpërtheu në Kroaci, pastaj në Bosnjë e Hercegovinë, më pas u përhap edhe në Kosovë.

Pavarësisht përparimeve, Kosova vazhdon të përballet me sfida të mëdha. Marrëdhëniet me Serbinë mbeten një çështje komplekse, dhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është kyç për stabilitetin rajonal. Gjithashtu, reformat në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe zhvillimi i një ekonomie të qëndrueshme janë prioritete të qarta për qeverinë dhe shoqërinë e Kosovës.

Në 16-vjetorin e pavarësisë së saj, Kosova shikon me optimizëm drejt të ardhmes, duke u përqendruar në konsolidimin e shtetësisë, përparimin ekonomik dhe integrimin ndërkombëtar. Sfidat mbeten, por përkushtimi i qytetarëve dhe institucioneve të saj për të ndërtuar një të ardhme më të mirë është e qartë.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0