Delegacioni i bizneseve kosovare promovon Kosovën në Edicionin e 9-të të “Promote” në Yaounde, Kamerun - Business Magazine Albania

Delegacioni i bizneseve kosovare promovon Kosovën në Edicionin e 9-të të “Promote” në Yaounde, Kamerun

Delegacioni i bizneseve kosovare promovon Kosovën në Edicionin e 9-të të “Promote” në Yaounde, Kamerun

Delegacioni i bizneseve kosovare i udhëhequr nga Florin Lata, nga Shoqëria a Avokateve; “Vokshi & Lata” dhe Besnik Sylejmani nga kompania “Hoja” se bashku me biznese nga Kosova, patën kënaqësinë të vizitojë edicionin e 9-të të Promote në Yaounde, Kamerun.

Takimet frytdhënëse nuk ishin kufizuar vetëm në bizneset lokale, ato janë zgjeruar edhe në sektorin publik.

Gjatë vizitës midis 17 dhe 22 Shkurtit, delegacioni i biznesit kosovar ka pasur nderin të takohet me individë të nderuar duke përfshirë: Ministrin e Tregtisë, Luc Magloire Atangana Mbarga, ministrin e Edukimit Bazik, profesori Laurent Serge Etoundi Ngoa, kryetarin e Yaoundé (II), Z. Yannick Ayissi, zv/presidenten e FECAFOOT, Céline Eko Mendomo.

Pas vizitës në Yaounde, një pjesë e delegacionit vizitoi qytetin kryesor ekonomik Douala, ku zhvilluan takime me zyrtarët doganorë të Portit dhe përfaqësues të bizneseve vendase dhe të shteteve fqinje.

Edhe pse kjo ishte një vizitë biznesi, delegacioni i biznesit ka treguar arritjet që Kosova ka arritur që nga pavarësia e saj.

Kameruni ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, megjithatë, këto takime biznesi si dhe takimet me zyrtarë qeveritarë ishin një mundësi e madhe për të promovuar Kosovën si një shtet i pavarur.

Lexo edhe:Prestigjozia “Cromos”: “Vizitoni Shqipërinë, shtëpinë e vendeve të shumta arkeologjike dhe trashëgimisë historike!”

Mundësitë në Afrikë janë të shumta dhe është një hap i guximshëm për bizneset kosovare të eksplorojnë këto tregje në zhvillim.

Bizneset Kosovare të cilat prezantuan produktet e tyre ishin:

Shoqëria e avokateve “Vokshi & Lata”,

Kompania e konsulentësh “Hoja”,

“Famis-Co”,

“InfinitNetwork”,

“Butterfly”, dhe

“Jaffa Plus”.

telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0