Liberalizimi i vizave në Kosovë: pritet të mungojnë rreth 150 mijë punëtorë këtë vit - Business Magazine Albania

Liberalizimi i vizave në Kosovë: pritet të mungojnë rreth 150 mijë punëtorë këtë vit

Në vitin 2024 do të mungojnë rreth 150 mijë punëtorë në Kosovë. Liberalizimi i vizave ka bërë që vetëm në mars të këtij viti pritshmëritë për ikjet janë mbi 25 mijë persona.

Kështu thotë, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili akuzon qeverinë për kushte jo të favorshme për punëtorët. Në anën tjetër, edhe njohës të ekonomisë, vlerësojnë se gjashtëmujori i parë i këtij viti do të jetë më sfidues për bizneset në fuqinë punëtorë.

Kreu i kësaj sindikate, Azemi thotë për KosovaPress se nga informacionet që kanë marrë nga disa kompani të autobusëve, janë mbi 25 mijë persona që kanë kontraktuar se do të ikin jashtë vendit.

Krahas pagave të ulta, Azemi rëndit edhe faktorët tjerë që kanë ndikuar në ikjen e të rinjve nga vendi.

Ndërkaq, vlerëson se tanimë është vonë të reagojë shteti në ndaljen e të rinjve nga vendi, sipas tije dhe po t’ua ofrojë pagë 1 mijë euro një punëtori që është paguar 300 euro, nuk do ja mbush mendjen të qëndroj këtu.

Azemi thotë se përkundë kërkesave të shumta që i ka bërë kjo sindikatë ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ministrit të financave, Hekuran Murati që të takohen për të diskutuar për kushtet e punëtorëve, të njëjtit nuk kanë pranuar as edhe një herë të flasin.

Sipas Azemit, është ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me të cilin ka pasur takime të suksesshme në përmirësimin e kushteve të punëtorëve.

Se ky vit do të jetë sfidues për bizneset për fuqi punëtore e thonë edhe njohës të ekonomisë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka thotë se ankesa më e madhe e ndërmarrjeve të sektorit privat lidhet me disponueshmerinë e fuqisë punëtore.

Edhe njohësi i ekonomisë, Besnik Avdija, thotë se liberalizimi i vizave do të shkaktoi ‘kaos’ për vendin.

Më 1 janar 2024 iu dha fund regjimit të vizave dhe pritjes disavjeçare të qytetarëve të Kosovës, për të lëvizur lirshëm pa viza drejt vendeve në zonës Schengen.

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë deri në 90 ditë, në një periudhë brenda gjashtë muajsh, në të gjitha shtetet që janë anëtare në zonën Schengen.

Regjimi pa viza nuk nënkupton leje pune, por kosovarët do të mund të realizojnë vizita turistike apo të tjera për çështje familjare.

Kosovapress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0