Kolë Gjoka, sipërmarrësi politikan në Gjermani

Kolë Gjoka, sipërmarrësi politikan në Gjermani


Beson shumë në potencialin e kombit të tij, të rinisë dhe të gjithë atyre që e duan atdheun. Është nga Mirdita dhe prej vitesh jeton në Gjermani, aty ku edhe ka ngritur biznesin e tij dhe po zhvillon së fundi karrierën e tij politike. Është shkolluar në Tiranë ku ka mbaruara Akademinë Ushtarake si dhe një tjetër universitet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Studimet e tij i ka thelluar më tej duke studiuar për Çështje Ushtarake në Pekin, si dhe për ekonomi në Gjermani. Për BusinessMag.al ai tregon se si arritjet e tij më të mëdha cilëson  përfshirjen në biznes dhe në politikën gjermane. Prej vitesh ai ka ngritur sipërmarrjen e tij Gjoka GmbH, biznes që merret me tregtinë e automjeteve.

“Ndoshta ishte një rastësi që zgjodha këtë biznes. Atëhere ky biznes nuk kërkonte shumë njohuri të gjuhës gjermane”.  Ai shprehet se për të nuk ka qenë e lehtë të krijojë biznes në një shtet të fuqishëm si  Gjermania, por me shumë përpjekje ia ka dalë mbanë. Por krahas sipërmarrjes së tij familjare, ai tregon për BusinessMag.al se është aksioner në dy kompani “Autohaus Elmshorn” dhe “May und Olde”, biznese koncensionarë të makinave Audi, Wolswagen dhe BMW.

Kolë GjokaKrahas jetës si sipërmarrës, ai prej disa vitesh i është përkushtuar edhe jetës politike në Gjermani, ku mban funksionin e nënkryetarit të CDU në Bashki, anëtar i kryesisë së CDU në Qark, nënkryetar i MIT në Qark, anëtar i kryesisë së MIT në Republikë si dhe anëtar i këshillit në Bashki.

Ëndrra e tij më e madhe është të jetë pjesë e Bundestagut Gjerman, post për të cilin ai është edhe kandidat. Kolë Gjoka mendon se dëshira për të qenë pjesë e krijimit të proceseve zhvillimore e ka shtyrë të merret me politikë në Gjermani. Ndërsa për politikën shqiptare shprehet se është akoma në procesin e stërzgjatur për të arritur pjekurinë.

Lexo:  Josif Grabocka, profesori i Inteligjencës Artificiale në Gjermani

Kur pyetet për dështimet dhe sukseset e tij jep një përgjigje shumë të matur:Dështimet dhe sukseset janë bashkëudhtarë të jetës. E rëndësishme është që pas çdo dështimi të gjesh forcë që të ringrihesh. Por, edhe pas çdo suksesi të mbetesh me këmbë në tokë”. Vetëbesimin këmënguljen dhe mbështetjen e familjes i cilëson si çelësin e suksesit.Besoni në vetvete, besoni në aftësitë tuaja. Të jeni gjithmonë vetvetja dhe të jeni krenar që jeni shqiptar”. Ky është mesazhi i tij për rininë e atdheut të tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0