Industria e prodhimit të çelikut në Europë në rrezik? - Business Magazine Albania

Industria e prodhimit të çelikut në Europë në rrezik?

Çeliku ende prodhohet si para 150 vjetësh. Në furrnalta tradicionale përpunohet në çelik rreth 70% e hekurit. Gjatë këtij procesi çlirohet një sasi e madhe dioksid karboni – rreth 2 tonë dioksid karbonik. Një alternativë do të ishte përdorimi i hidrogjenit ekologjik në vend të qymyrit. Furrnaltat do të zëvendësoheshin kështu nga impiante miqësore ndaj klimës si për shembull nga furra elektrike industriale që nxehen nga të ashtuquajturit harqet elektrikë. Si pasojë në vend të gazit karbonik do të çliroheshin avuj normalë të ujit dhe emetimet do të reduktoheshin kështu deri në 80%. Çeliku që përftohet në këtë formë quhet çelik ekologjik.

Kina ka lënë pas Europën dhe Amerikën

Por kjo është e ardhmja, ende furrnaltat nxehen me qymyr. Për të kthyer mineralin e hekurit në hekur duhen temperatura më shumë se 2000 gradë celcius. Një konsum i jashtëzakonshëm energjie! E pikërisht energjia është edhe faktori kryesor që rrit shpenzimet e prodhuesve të çelikut. Gjigantët e prodhimit të çelikut deri në vitin 2000 gjendeshin në Europë dhe Amerikën Veriore. Por sot Kina e ka kaluar ndërkohë perëndimin dhe prodhon 54% të çelikut botëror. Edhe India e ka dyfishuar prodhimin e çelikut. Në krye të gjigantëve të prodhimit qëndron koncerni shtetëror kinez – China Baovu Group. I ndjekur nga Arcelor Mittal me seli në Europë. Pastaj renditen 5 koncerne të tjera nga Kina, një nga Japonia e Koreja e Jugut – Në vendin e 10 renditet Tata Steel nga India.

Çmimet e larta të energjisë dëmtojnë prodhuesit europianë

Prodhimi i çelikut neutral ndaj klimës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. China Baovu Group dëshiron të prodhoj çelik ekologjik dhe deri në vitin 2050 të jetë neutral ndaj klimës. Edhe ArcelorMittal ka bërë të njëjtin njoftim. Po koncerni europian ka një problem: koncerni me seli në Europë vuan nga çmimet e larta të energjisë. Në vjeshtë ai duhej të reduktonte prodhimin në katër fabrika në Europë. Pasojë e luftës në Ukrainë.

Flitet se koncerni do të investojë diku tjetër, aty ku energjia nuk është e shtrenjtë, në Amerikën Veriore ose Jugore. Në Brazil ArcelorMittal ka kohë që është prezent. Ky vend është i pasur në minerale edhe atë të hekurit. Por më e rëndësishmja: Mbi 80% e rrymës elektrike vjen nga energjitë e rigjenerueshme. Brazili ka energjinë e erës më të lirë në Amerikë, një kusht ideal për të prodhuar hidrogjenin ekologjik. ArcelorMittal planifikon të investojë në një park gjigant eolik dhe të mbulojë kështu 40% të nevojave të veta për rrymë elektrike në vend deri në vitin 2030.
lexo: FUTURE SMART CITIES WEEK

Por çfarë do të thotë kjo zhvendosje e prodhimit për Europën? Shumë njerëz kanë frikë, se kontinenti europian po e humb rëndësinë industriale – gjë që do të kushtojë vende pune dhe në fund mirëqenie. Në Gjermani psh. prodhuesit paguajnë 6 herë më shumë për një kilovatorë se në Brazil. Por ndoshta ekziston edhe një rrugëdalje, sipas Mårten Görnerup nga Metsol AB për çelikun ekologjik. “Në të ardhmen duhet të importojmë module të hekurit dhe të prodhojmë çelik. Për prodhuesit metalurgë kjo është një sfidë politike, por edhe një lloj sfide emocionale. Sigurisht që është e rëndë të mos e prodhosh hekurin në vend, por për rentabilitetin apo sigurinë e furnizimit të konsumatorëve nuk ka ndonjë ndryshim”, shprehet Görnerup.

Çelik ekologjik për të ardhmen

Deklarata të tilla nuk janë popullore. Në BE i jepen impulse industrisë së çelikut që të investojë në teknologjit të gjelbra. Edhe Gjermania planifikon të mbështesë me miliarda kompanitë që kanë nevojë të jashtëzakonshme për energji. Nga kjo do të përfitojë si ArcelorMittal e Thyssenkrupp. Të dy koncernet duan të investojnë në Gjermani në komplekse prodhimi të çelikut me energjinë e hidrogjenit. Martin Görnerup nga kompania Metsol AB thotë, se “nëse merren shumë subvencione mund ta forcosh këtë në Europë. Por mbetet një sfidë e madhe të kesh çmime konkurruese për rrymën si për hidrogjenin.” Në Europë megjithatë punohet me intensitet në këtë drejtim. Një projekt i quajtur projekti “Hybrit” kërkon të ofrojë nga viti 2026 në Suedi çelikun e parë të gjelbër në treg – të prodhuar me energjinë e  hidrogjenit dhe furra më miqësore ndaj klimës. Problemi është 1 tonë do të kushtonte 300 euro më shumë se çeliku i prodhuar në mënyrë tradicionale. Anna Nilson nga Instituti për Studime e Klimës së Re thotë se “një nga elementet më të rëndësishme do të ishte krijimi i një kërkese për çelikun ekologjik, dhe pastaj kompanitë do të ishin të interesuara të investonin.”

Fakt është që popullsia botërore rritet dhe bashkë me të edhe kërkesa për çelik. Për të arritur tek prodhimi i çelikut ekologjik në masë të madhe duhen teknologji të reja dhe studime shkencore. Por edhe strategji të reja, se ku duhet prodhuar çeliku në të ardhmen./DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0