Historiku dhe të veçantat e markës që vesh Kombëtaren Shqiptare të Futbollit - Business Magazine Albania

Historiku dhe të veçantat e markës që vesh Kombëtaren Shqiptare të Futbollit


Macron u themelua në 1971-in si një distributor i markave amerikane të veshjeve sportive në Itali. Një zgjerim të madh organizata e pati në 1994-n, që koinçidoi me rialokimin dhe konsolidimin në Crespellano, Bolonja. Kompania italiane e bazuar në Crespellano (Bolonjë) është një lidere europiane në prodhimin e veshjeve sportive. Macron operon në 3 fusha kryesore të biznesit:

veshjet sportive– veshje dhe aksesorë për skuadra profesioniste dhe amatore (futboll, basketboll, volejboll, bejzboll, hendboll, atletizëm);

tregtimin– fanella zyrtare, veshje dhe aksesorë për kohën e lirë për mbështetësit e klubeve të sponsorizuar nga Macron;

veshje për argëtim– veshje të frymëzuara nga sporti për ata të cilët duan të veshin Macron jashtë fushës.

Që prej 1997-ës Macron ka filuar të zhvillojë markën e vet dhe në këtë mënyrë të zhvillojë drejtëpërdrejtë të gjitha aktivitetet e rëndësishme të ideimit, dizajnit, prototipit dhe të tregtimit të veshjeve teknike për futbollin, basketbollin, volejbollin dhe futbollin. Suksesi i Macron, nga Italia në Japoni, duke kaluar për në Europë, Shtetet e Bashkuara, Kanada i dedikohet jo vetëm shërbimit, por edhe cilësisë së produktit.

1974

Me blerjen e Record Sports, workshop i specializuar në prodhimin e veshjeve të sportit, prodhimi i veshjeve të bejzbollit, basketbollit dhe volejbollit tashmë është i zhvilluar së bashku me biznesin e shpërndarjes së veshjeve. Në këtë periudhë kompania (nga ’74 deri në ’78 Macron Record Sports) prodhon gjithashtu për brande të mirënjohura si Adidas, Nike, Spalding, Reebok, Champion me fokusim në prodhimin e uniformave të skuadrave profesioniste të sponsorizuara.

1981

Historiku-dhe-të-veçantat-e-markës-që-vesh-Kombëtaren-Shqiptare-të-Futbollit-businessmag

Macron arrin një moment të rëndësishëm duke festuar 10-vjetorin e krijimit të saj. Reputacioni i Macron po rritet në mënyrë të qëndrueshme falë prodhimit dhe shitjeve direkte të markës së saj me specializim në prodhimin e veshjeve teknike të sportit edhe për ateletë të klubeve, edhe për atletë individualë.

1991

Macron fillon prodhimin industrial të kopjeve të NBA për tregun europian në emër të Champion.

1994

Historiku-dhe-të-veçantat-e-markës-që-vesh-Kombëtaren-Shqiptare-të-Futbollit-businessmag

Si rezultat i një rritje të konsiderueshme, Macron zhvendoset në godina më të mëdha në Crespellano, ku ka mjaftueshëm hapësirë për të gjitha aktivitetet “nën një çati”: konceptimi, dizajni, prototipi dhe shpërndarja e veshjeve teknike për bejzboll, basketboll, volejboll e futboll.

2001

Historiku-dhe-të-veçantat-e-markës-që-vesh-Kombëtaren-Shqiptare-të-Futbollit-businessmag

Aventura e Macron në futbollin profesionit merr startin, me kontratën e parë të saj me një klub të një niveli profesionist Bologna FC 1909. Që prej asaj kohe, marka Macron është parë në bluzat zyrtare të skuadrave më të mira dhe të njohura në botë. Partneritetet e rëndësishmë të firmosura nga Macron çuan në një zhvillim teknik më të avancuar të produkteve të saj, në termat e dizajnit dhe materialeve.

2005

Historiku-dhe-të-veçantat-e-markës-që-vesh-Kombëtaren-Shqiptare-të-Futbollit-businessmag

Macron hap horizontin e saj dhe zgjerohet nëpër botë: fillimisht në Europë, më pas në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Lindjen e Mesme. Produktet e Macron vishen nga një numër në rritje i atletëve profesionistë dhe amatorë në të gjithë botën.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 10 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

2007

Rritja e qëndrueshme e kompanisë reflektohet edhe njëherë në nevojën për hapësira të reja: Macron hap një zyrë të re dhe zgjeron gamën e produkteve për të përfshirë rugby, handball dhe futbollin “five a side football”.

2010

Lançohet projekti “Macron Store”, një outlet unik për gamën e plotë të produkteve të Macron, që nga veshjet për skuadrat deri te veshjet për argëtim, nga tregtimi te aksesorët. Është përfundimisht vendi pёr atletët profesionistë, entuziastët amatorë dhe organizatorët të cilët kërkojnë cilësinë në produktet teknike. Për t’i sjellë fansat sa më afër skuadrave të tyre, Macron hap gjithashtu dyqanin e saj të parë online, për shitjet online.

2013

Historiku-dhe-të-veçantat-e-markës-që-vesh-Kombëtaren-Shqiptare-të-Futbollit-businessmag

Macron është tashmë një brand i njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e produkteve dhe besueshmërinë e produkteve të saj, ku tashmë në gjirin e saj ka SSC Napoli, SS Lazio, Aston Villa, Real Betis dhe Scottish Rugby në mesin e klubeve profesioniste të cilat sponsorizon. Me arritjen e një pozicioni lider në biznesin e veshjeve të skuadrave, Macron ka prezantuar një koleksion të veshjeve të argëtimit “të frymëzuara nga sporti” dhe të dizenjuara për të klientët e rinj dhe dinamikë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 10 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

2014

Historiku-dhe-të-veçantat-e-markës-që-vesh-Kombëtaren-Shqiptare-të-Futbollit-businessmag

Një tjetër objetkiv i madh arrihet: Stadiumi Macron. Për herë të parë në historinë e futbollit një kompani italiane i jep emrin e saj një klubi anglez. Falë marrëveshjes me Bolton Wanderes FC Stadiumi Bolton (Bolton Stadium) quhet tani Macron Stadium.

Misioni i Macron: “Work Hard, Play Harder”

Pasioni, kreativiteti, rezultatet, kënaqësia dhe puna e palodhur: Këto janë rregullat që filozofia dhe atletët e Macron kanë të përbashkët. Sfida e përditshme e Macron është fokusimi në përmbushjen e nevojave për ata që lodhen dhe derdhin djersë për pasionin e tyre, pak rëndësi ka nëse bёhet fjalё fillestarë apo profesionistë.

Italiane por me ADN të fortë ndërkombëtare, Macron nga një bazë e vogël konsumatore e cila ishte tërësisht italiane, Macron tani shpërndan rreth 40 për qind të produkteve të saj në Itali dhe 60 për qind në vendet e tjera të Europës: Britaninë e Madhe, Francë, Spanjë dhe Portugali gjithashtu në tregje të tjera lidere.

Kompania mbështet një numër skuadrash nëpër Europë me produktet dhe shërbimet e saj. Sot, në fakt më shumë se 10,000 skuadra mbajnë uniformën e Macron, falë një rrjeti prej 1,300 pikave multi-brand të shitjeve dhe 71 dyqaneve të Macron.

Projekti i Macron Stores nisi në 2010 dhe sot rrjeti i brandit të vetëm (qё pёrmban vetёm Macron) shtrihet në Itali, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Hollandë, Finlandë, Greqi, Irlandë, Lituani dhe Kanada.

Dyqanet e Macron janë hapësira shitjeje të dizenjuara dhe të përshtatura nga Macron për shitjet e veshjeve të tyre të sportit (të skuadrave, për tregtim dhe veshje jashtë fushës) dhe aksesorë. Ato kanë si qëllim skuadrat e sportit, gjithashtu edhe atletët individualë. Qëllimi i dyqaneve Macron është të jenë një pikë reference për të gjithë të apasionuarit rreth sportit dhe të cilët kërkojnë cilësi të lartë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 10 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0