Edward Snowden: “Kompanitë si Amazon, Google dhe Facebook, kanë modele biznesi të barazvlefshme me abuzimin” - Business Magazine Albania

Edward Snowden: “Kompanitë si Amazon, Google dhe Facebook, kanë modele biznesi të barazvlefshme me abuzimin”


Aktivisti amerikan, i cili është personi më i famshëm për kopjimin dhe publikimin e informacionit sekret të Agjencisë për Siguri Kombëtare (NSA) ndërsa punonte si punonjës dhe nënkontraktor i CIA, po fliste përmes telekonferencës ditën e hënë në Web Summit në Lisbonë, Portugali. Videoja e tij po vinte nga Rusia, ku ai jeton në azil politik që nga viti 2013.

Duke folur për mënyrat se si bota ka ndryshuar për sa i përket sigurisë personale dhe teknologjike që prej se i publikoi informacionet sekrete, 36-vjeçari tha: “Shikoj se pas 6 vitesh, bota po ndryshon.”

Lexoni: Shtetet e Bashkuara kanë ngritur padi ndaj hakerit amerikan Edward Snowden

“Unë mendoj se sa më shumë shohim rritjen e zemërimit në mes njerëzve dhe zhvillimin e problemeve të mëdha të botës, njerëzit po zemërohen me njerëzit e duhur për arsyet e gabuara, pasi ata shohin sesi po grabitet privatësia e tyre” tha ai.

“Po, këta njerëz janë të përfshirë në abuzim, veçanërisht Google, Amazon, Facebook”, vazhdoi ai. “Modeli i tyre i biznesit është abuzim. E megjithatë, sipas argumenteve të tyre, çdo gjë që ata bëjnë është legale. Por, e vërteta është se ne kemi legalizuar abuzimin e personit. Ne kemi futur një sistem që e bën popullsinë të prekshme për përfitimet e të privilegjuarve”.

Snowden gjithashtu dha një vlerësim për një përpjekje madhore të kohëve të fundit për të frenuar përdorimin e të dhënave teknologjike: Rregullorja e Përgjithshme e Bashkimit Europian për Mbrojtjen e të Dhënave, e njohur si “GDPR”, e cila doli në fuqi në maj të 2018. Ky ligj vendos kërkesa të rrepta sesi të dhënat mund të ruhen dhe përdoren në BE.

Lexoni: A po e fsheh qeveria amerikane ekzistencën e alienëve?

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0