Çanta 'sa një kokërr kripë' shitet për 63,000 dollarë - Business Magazine Albania

Çanta ‘sa një kokërr kripë’ shitet për 63,000 dollarë

Një çantë dore e vogël me përmasa vetëm 0.657 me 0.700 milimetër u shit rreth 63,000 dollarë në një ankand online të mërkurën.

Shumë e vogël për syrin e njeriut, çanta fluoreshente në ngjyrë të verdhë-gjelbër është krijuar nga firma e njohur Louis Vuitton.

Çanta është bërë duke përdorur polimerizimin me dy fotone, një teknologji prodhimi e përdorur për të printuar 3D pjesë plastike në shkallë mikro. Ajo u shit së bashku me një mikroskop të pajisur me një ekran dixhital përmes të cilit mund të shihet çanta.Një foto promovuese tregon dizajnin në shumë detaje, duke zbuluar monogramin “LV” të nënshkrimit të firmës.

Shitja u organizua nga Joopiter , një shtëpi ankandi në internet e themeluar nga muzikanti, producenti dhe stilisti amerikan Pharrell Williams.

I njohur për ngacmimin e botës së artit për ekseset e tij qoftë duke shitur vizatime të falsifikuara të Andy Warhol apo duke prerë pikturat e Damian Hirst ai e ka kthyer vëmendjen edhe te moda luksoze citon CNN.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0