Disa mënyra se si mund të menaxhosh ankthin nga mungesa e parave - Business Magazine Albania

Disa mënyra se si mund të menaxhosh ankthin nga mungesa e parave

Në një kohë kur të gjithë po ankohen për problematika të ndryshme ekonomike nga qiratë e larta e çmimet e ushqimeve, psikologët tregojnë disa këshilla që duhet t’i kesh parasysh për të gjetur pak rehati në situata dhe kohë të vështira kur pasiguritë ekonomike rriten.Përqendrohu tek ajo që ke, jo tek ajo që nuk ke (por e dëshiron): Sa i herë i ke vendosur vetes qëllime të caktuara dhe kur nuk i ke arritur në kohë ke përfunduar në gjendje paniku ose zhgënjimi. Psikologët sugjerojnë të fillosh me gjërat bazike dhe të kujtosh gjithçka ke aktualisht, pa menduar shumë për ato që nuk i ke arritur akoma.

Eduko veten: Përdor njohuritë që ke mbi financat që të ndihmosh veten në ditë të vështira. Nëse nuk ke, konsultohu me dikë që ka njohuri.

Ndrysho mënyrën se si flet për paratë: Nuk thonë kot se fjalët dhe mënyra si manifeston gjithçka në jetën tënde ndikon në rrjedhën që merr e ardhmja. Sugjerojmë të ndalosh përdorimin e gjuhës negative për të ndihmuar ankthin që i shkakton vetes.

Lexo: Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit

Kupto ku i shpenzon paratë: Hapi i parë i kursimit është të dish me detaje ku po shpenzon çdo qindarkë, që të shmangësh çdo harxhim parash të panevojshëm dhe të dish nga t’ia nisësh kur je në vështirësi.

Besoji instinkti: Nëse je ne market duke blerë diçka dhe instinkti po të ndalon, dëgjoje. Ai nuk nuk gabon asnjëherë dhe me siguri do dalësh me ca para më shumë nga dyqani.

Mos e mbaj mendjen te gabimet e së shkuarës: E dimë që ke harxhuar kot në momente të caktuara, por nuk është e nevojshme, e as nuk të ndihmon të qëndrosh pas në kohë dhe të mendosh për gjithë gjërat që mund të kishin shkuar ndryshe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0