Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për të trajtuar kancerin duke shkurtuar kohën e trajtimit - Business Magazine Albania

Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për të trajtuar kancerin duke shkurtuar kohën e trajtimit

Një lloj i ri i teknologjisë së inteligjencës artificiale do të shkurtoj kohën që pacientët me kancer duhet të presin përpara se të fillojnë radioterapinë.

Ai i ndihmon mjekët të llogarisin se ku të drejtojnë rrezet terapeutike, për të vrarë qelizat kancerogjene duke kursyer sa më shumë ato të shëndetshme. Studiuesit në Spitalin Addenbrooke trajtuan programin e AI me Microsoft.

Ne jemi shumë të emocionuar për potencialin e AI në zëvendësimin e disa proceseve dhe proçedurave, duke përfshirë diagnostikimin dhe terapinë e kancerit. AI ka aftësinë për të përshpejtuar procesin e diagnostikimit, duke ndihmuar mjekët të kapin sëmundjen më herët dhe duke u dhënë pacientëve shans më të mirë të mundshëm për shërim” tha presidentja e Kolegjit Mbretëror të Radiologëve Dr Katharine Halliday.

Për çdo pacient, mjekët zakonisht shpenzojnë nga 25 minuta deri në dy orë duke punuar në rreth 100 seksione tërthore të skanimit duke përshkruar kockat dhe organet. Por programi i AI ( Inteligjencës Articiale) funksionon dy herë e gjysmë më shpejt, thonë studiuesit citon BBC.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0