4G AST

Testohet me sukses transmetimi i të dhënave 4G nga një satelit në hapësirë në një telefon celular

Në fillim të këtij viti, kompania AST SpaceMobile, në bashkëpunim me AT&T, arritën të lidhin celularin Samsung Galaxy S22 për transmetimin e të dhënave 4G me një satelit në orbitën e ulët të Tokës dhe të bëjnë një telefonatë zanore të dyanshme.Ky test i suksesshëm për 4G shënoi një moment historik të madh për komunikimin celular satelitor dhe kompania pretendon se tani është një hap më afër për ta sjellë teknologjinë më afër konsumatorëve.

AST  SpaceMobile tha këtë javë se kohët e fundit kreu disa teste në Hawaii, ku inxhinierët e saj regjistruan një shpejtësi shkarkimi prej 10 Mbps nga sateliti BlueWalker 3 në një celular të fabrikës në Tokë.

Lexo edhe : Shifra e çmendur për një udhëtim me Space X

“Arritja e suksesshme e shpejtësive të shkarkimit me dy shifra gjatë testimit satelit-te-smartphone na çon një hap më afër për t’u siguruar që njerëzit në të gjithë SHBA mund të qëndrojnë të lidhur pavarësisht vendndodhjes së tyre”, tha shefi i AT&T Networks Chris Sambar.

Në hapin tjetër, AST dëshiron të lidhë telefonin celular me satelitin BW3 nëpërmjet një sinjali 5G.

Raketa Falcon 9 e SpaceX e dërgoi satelitin në orbitë jo të Tokës në shtator dhe është i pajisur me antenën më të madhe ndonjëherë në një satelit komercial dhe është një nga objektet më të ndritshëm në qiellin e natës me një madhësi pak më të madhe se 64 metra/katrorë.

viasatellite

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0