Nga Martin Zwiling, sipërmarrës
Në botën e sotme të rritjes së konkurrencës, pozicionimi i markës tuaj në treg është një sfidë e vazhdueshme që kurrë nuk mund të injorohet.
Edhe markat e mëdha dhe të respektuara, si Apple dhe Amazon, nuk mund të përballojnë rehatinë. Sipas ekspertëve, rreth 50 për qind e kompanive ekzistuese do të tërhiqen mënjanë në 10 vitet e ardhshme dhe jetëgjatësia e kompanive të suksesshme po bëhet çdoherë e më e shkurtër.
Lexoni: Çfarë është Marka?
Është koha për përpilimin e strategjive të reja për rritje dhe mbijetesë.
Në këtë kontekst, unë definitivisht jam dakord me nevojën për ide dhe parime të reja, siç përshkruhet në një libër të ri, Mënyrë e Egër e të Menduarit: 25 Ide të Pazakonshme për të Rritur Markën dhe Biznesin tuaj, nga autorët Nick Liddell dhe Richard Buchanan.
Këtu janë disa nga pikat kryesore, me komente mbështetëse nga përvoja ime në bizneset e mëdha dhe të vogla:
- Frymëzoni klientët tuaj – mos i plotësoni thjesht nevojat aktuale.
Shumica e bizneseve janë mësuar t’i pyesin klientët e tyre për atë që duan, dhe më pas të punojnë me zell për ta realizuar atë. Fatkeqësisht, në këto ditë të ndryshimit dinamik, klientët nuk janë aq të aftë në projektimin e asaj që do t’ju nevojitet në të ardhmen. Ju duhet t’i ngacmoni ata me alternativa të reja.
Apple dhe Steve Jobs kanë qenë mjeshtër në këtë aspekt, duke i bindur dhe frymëzuar ata që të dëshirojnë një kategori të re të produkteve, pasi lançuan iPad, iPhone dhe Apple Watch. Uber dhe Airbnb bënë të njëjtën gjë.
Lexoni: Bëhuni një markë: 5 mënyra për të kthyer stilin e jetës tuaj në një biznes
- Trajtoni punonjësit si klientët tuaj më kërkues.
Realiteti është që një kompani e cila që fiton dashurinë e klientëve, por që nuk respektohet nga anëtarët e ekipit, nuk është e qëndrueshme në planin afatgjatë.
Shumë pak organizata komunikojnë brenda kompanisë me të njëjtën qasje sikurse i zbatojnë strategjitë e tyre për përmbushjen e nevojave të klientëve.
Për shembull, Jeff Bezos në Amazon predikon se është i fiksuar me nevojat e klientit, por gjithashtu ka demonstruar të njëjtin fokus në angazhimin e punonjësve, duke vendosur standarde të larta, duke përcaktuar vlera të përbashkëta dhe duke përshtatur vazhdimisht kulturën për të përmbushur nevojat e tyre.
Lexoni: 4 mënyra për të zhvilluar markën tuaj personale
- Një qëllim i shkëlqyeshëm biznesi është më i mirë se një produkt i shkëlqyeshëm.
Një zgjidhje e mirë e një problemi e tejkalon plotësimin e nevojave specifike të klientëve.
Këto ditë, shumica e klientëve ka më shumë të ngjarë të mbështesin një qëllim më të lartë, siç është mbrojtja e mjedisit dhe përmirësimi i shoqërisë. Sfida juaj është që ta kombinoni zgjidhjen tuaj me një qëllim të lartë.
Lexoni: Para një strategjie marketingu, studioni markën dhe kompaninë
- Mësoni ta doni rrezikun dhe ta respektoni atë në masë të barabartë.
Në biznes, nuk ka asnjë shpërblim pa ndërmarrë ndonjë rrezik. Sfida juaj është të menaxhoni dhe respektoni atë rrezik, për të rritur shanset e kthimit tuaj të investimit.
Shmangja e rrezikut nuk është një strategji e vlefshme për rritjen ose suksesin e biznesit. Kërkoni ndihmë nga një këshilltar nëse keni nevojë për të gjetur ekuilibrin për përmbushjen e objektivave tuaja.
Lexoni: Ja hapat për të krijuar një brand të fortë dhe një marketing efektiv
- Balanconi aktin e konkurrencës me artin e bashkëpunimit.
Ndërtimi i një biznesi nuk është diçka që bëhet vetëm. Ju duhet bashkëpunim me anëtarët e ekipit, partnerët, furnitorët dhe mbi të gjitha me klientët, për ta bërë atë të funksionojë në mënyrë konkurruese.
Disa nga strategjitë më të mira të rritjes, shpesh të anashkaluara, përfshijnë bashkëpunimin me konkurrentët, për një rezultat më fitimprurës.
Thjesht mbani interesin e klientit tuaj si prioritetin tuaj kryesr dhe rezistoni ndaj nxitjes për të mposhtur çdo konkurrent.
Lexoni: Nike, historia e një marke 55 vjeçare
- Kompleksiteti është armiku i çdo modeli të ri biznesi.
Përqafoni thjeshtësinë për të krijuar zgjidhjen më të qartë dhe mjedisin më produktiv për punonjësit.
Jini vazhdimisht në vëzhgim për praktikat dhe mjetet më të mira për të përmirësuar strategjinë dhe ekzekutimin tuaj. Kompleksiteti në ndonjë prej këtyre aspekteve rrit koston dhe rreziqet tuaja.
Në përvojën time, një biznes i shkëlqyeshëm ka aftësinë për të nxitur kureshtje dhe për të frymëzuar forcën e emocionit – si nga brenda ashtu edhe nga jashtë me klientët dhe bashkëpunëtorët e tij.
Mbi të gjitha, mos harroni se ndërtimi i markës dhe biznesit tuaj kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe kreative. Ju kurrë nuk mund të relaksoheni.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.