Si të rikuperosh fuqinë e humbur? Vëmendja jote mund të ndrysh... - Business Magazine Albania

Si të rikuperosh fuqinë e humbur? Vëmendja jote mund të ndryshojë çdo gjë

Sa herë ndihesh i shpërqendruar, duke skroluar pafund në telefon, mendon për kohën që po humbet? Të gjithë e dimë se koha është e çmuar, por ekziston diçka edhe më e vlefshme: vëmendja jote.

Lexo gjithashtu: Shefi i Google DeepMind: Duhet urgjentisht më shumë kërkim për të përballuar rreziqet e AI!

Jodie Jackson, specialiste në mënyrën se si truri formon zakone, thotë se mënyra si drejtojmë vëmendjen formon përvojën tonë dhe, në fund, cilësinë e jetës tonë. Një tru mesatar përballet me 11 milionë informacion çdo sekondë, por ne mund të përpunojmë vetëm rreth 40. Kjo do të thotë se truri ynë seleksionon ato që përputhen me besimet, identitetin dhe qëllimet tona. Çfarë fokusojmë, zgjerohet. Fokusimi te problemet na bën të shohim vetëm pengesa; fokusimi te mundësitë, na zbulon shanse të reja.

Atëherë ku çdo aplikacion dhe platformë lufton për vëmendjen tonë, nuk jetojmë në një ekonomi të vëmendjes, por në një ekonomi shpërqendrimi. Jackson nxit që të mësojmë të ruajmë dhe drejtojmë vëmendjen tonë për të fituar kontroll mbi energjinë, emocionet dhe të ardhmen tonë.

Si një metaforë, ajo na kujton një çantë me 1 milion paund në rrugë: do ta ruanim me çelës, pin dhe siguri, sepse e dimë vlerën e saj. I njëjta kujdes duhet t’i jepet vëmendjes sonë, superfuqia që mund të përmirësojë çdo aspekt të jetës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0