3 hapa për të fituar miliarda dollarë - Business Magazine Albania

3 hapa për të fituar miliarda dollarë


Nuk ka rëndësi se çfarë biznesi keni, nga bërja e kutive për të shitur patate të skuqura te miniera e arit, ju duhet të kuptoni Facebook-un dhe se si ai krijoi më shumë se 350 miliardë $ në më pak se 12 vjet. Gjigandi i mediave sociale kohët e fundit ka raportuar se tani ka rreth 1.2 miliardë përdorues aktivë të përditshëm.

Për të vënë këto shifra në perspektivë, konsideroni se përdoruesat aktivë të Facebook në total janë më shumë se qytetarët e kombinuar të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Brazilit dhe Rusisë. Imagjinoni nëse klientët tuaj do të ishin kaq besnikë dhe kaq të interesuar të bashkëveprojnë me kompaninë tuaj. Edhe përdoruesit më pak aktivë të Facebook, ata përdorues që përdorin shërbimin të paktën një herë në muaj, janë 600 milionë, popullsi e barabartë me atë të Indonezisë, Pakistanit, Japonisë dhe Kanadasë. Për më tepër, këto shifra nuk përfshijnë Instagramin, i cili ka 500 milionë përdorues dhe po rritet edhe më shpejt se Facebook.

Shumë prej jush tani janë duke bërë tre pyetje: Pse Facebook ka rëndësi për mua? Si mund të përdor mësimet që aplikon Facebook për të krijuar vlera në organizatën time? Ku mund të filloj për të siguruar rritjen dhe suksesin në të ardhmen?

  1. Përgjigja jonë për pyetjen tuaj të parë është se Facebook tani zotëron pasuritë tuaja më të rëndësishme. Jo, nuk janë bimët, pronat apo pajisjet tuaja, janë njerëzit- klientët tuaj, punonjësit tuaj, investitorët tuaj. Le të mos harrojmë që shumë liderë thonë, se njerëzit janë pasuria më e vlefshme e tyre. Këta udhëheqës kanë të drejtë, por problemi është se ata nuk e thonë me të vërtetë atë. Liderët investojnë në atë që ata vlerësojnë dhe ata investojnë në asetet fizike më shumë se te njerëzit. Në vend të kësaj, Facebook ka ardhur për të investuar te njerëzit. Facebook është duke mësuar për ta thellësisht- për miqtë, familjet, preferencat, pikëpamjet politike dhe shumë më tepër duke përdorur IA dhe Machine Learning. Nuk do të ketë asnjë mënyrë që çdo kompani të komunikojë me të gjithë këta njerëz, pa kaluar më parë në Facebook.
  2. Së dyti, ju duhet të ndryshoni drejtimin tuaj nga produktet dhe shërbimet tuaja dhe qasja tradicionale e aseteve te njerëzit, komuniteti dhe rrjeti. Ndërsa udhëheqësit e korporatave kanë kaluar dekada të fokusuar në produktet, shërbimet dhe rezultatet financiare, Facebook ka shpenzuar miliarda në krijimin e një platforme që i mundëson secilit prej nesh të ndajë çdo moment. Dhe ndërsa korporatat shpenzjnë shumë kohë për rishikimin e rezultateve financiare, Facebook studion ndjenjën, angazhimin dhe ndërveprimin e përdoruesit. Në fakt, fitimet e Facebook janë gati trefishuar në tremujorin e tretë të këtij viti, duke e bërë atë një nga pesë kompanitë më të vlefshme në botë, së bashku me 4 organizata të tjera si: Microsoft, Alphabet (aka Google), Amazon dhe Apple.
  3. Së fundmi, çdo udhëheqës i biznesit në botë, jo vetëm drejtuesit e korporatave, por udhëheqësit botërorë, duhet t’i kushtojnë vëmendje Facebook tani që ka më shumë se 20% të të gjithë popullsisë së botës që përdor shërbimin e tij dhe sidomos kur baza e përdoruesve të saj është ende në rritje. Për të siguruar se Facebook nuk ka shumë ndikim mbi perceptimin e publikut, sjelljen e konsumatorit dhe mënyrat në të cilat ne të gjithë kemi të bëjmë me njëri-tjetrin dhe organizatat rreth nesh, çdo organizatë duhet të gjejë kanalet e komunikimit për klientët e vet. Kompanitë duhet të fillojnë ndërtimin e platformave të tyre për të kapur njohuritë dhe praktikat më të mira nga rrjetet e tyre.

Disa kompani tashmë po e bëjnë këtë gjë:

  1. Goldman Sachs, e cila krenohet me teknologjinë e saj dhe me kujdesin që ruan pasurinë intelektuale, ka ndërtuar një platformë dixhitale, të njohur si Simon, ku konkurrentët tani mund të shesin prodhimet e investimeve të tyre. Kjo do t’i japë Goldman një pamje më të plotë të produkteve dhe transaksioneve që kanë ndodhur në tregun e tyre.
  2. General Motors ka njoftuar se gjithashtu do të fokusohet në platformën e saj për të gjeneruar rritjen e saj të ardhshme me OnStar dhe një partneritet me IBM. Përtej lundrimit dhe argëtimit, partneriteti ka për qëllim krijimin e një “platforme që do të bëjë jetën tuaj më të këndshme, më të sigurtë dhe më të përshtatshme në makinën tuaj.”
  3. Meijer, ka partneritet me platformën Shipt për të ofruar porosi ushqimore me një tarifë vjetore abonimi prej 99 $. Gati 5000 kanë nënshkruar deri më tani që të jenë pjesë e platformës dhe rrjetit.

Këto organizata dhe të tjera, më në fund po zgjohen. Në një botë, në të cilën produktet dhe shërbimet janë duke u bërë komoditete, ata duhet të përqëndrohen në platforma dixhitale në qoftë se duan të mbijetojnë.

E ardhmja është e qartë; Pyetja e vetme është se sa shpejt do të arrini këtu. Ndërsa shumica e udhëheqësve vazhdojnë të kushtojnë kohën e tyre dhe burimet në blerjen, integrimin, racionalizimin dhe reduktimin e kostos për të siguruar triumfin, hulumtimet tona thonë se ata janë duke e fokusuar vëmendjen e tyre në vendin e gabuar. Strategjitë e vitit të kaluar, apo edhe dekadës së fundit, të cilat po përdoren nga shumë kompani, po bëhen të vjetëruara pasi kompani si Uber, Airbnb, Alibaba po i bashkohen garës për të marrë gjithë klientët tuaj.

 

/burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0