Ushtrimet fizike, “pastruesi natyral” i trurit dhe aleati i shënde... - Business Magazine Albania

Ushtrimet fizike, “pastruesi natyral” i trurit dhe aleati i shëndetit mendor

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Aktiviteti fizik nuk është thjesht çështje forme trupore, sipas një studimi të publikuar në revistën Nature Neuroscience, ai ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shëndetin e trurit dhe funksionimin mendor.

Lexo gjithashtu: Si do të ndryshojë Apple nën drejtimin e John Ternus?

Hulumtimi, i realizuar nga studiues të Pennsylvania State University, sugjeron se gjatë ushtrimeve fizike ndodh një proces i veçantë brenda trupit: kontraktimi i muskujve ndikon në qarkullimin e lëngjeve rreth trurit dhe shtyllës kurrizore, duke ndihmuar në largimin e substancave të dëmshme që grumbullohen me kalimin e kohës.

Sipas këtij modeli, truri “lëviz” në mënyrë shumë të lehtë brenda kafkës gjatë aktivitetit fizik, duke aktivizuar një lloj sistemi natyror pastrimi që ndihmon në eliminimin e mbetjeve metabolike. Këto mbetje, nëse akumulohen, lidhen me rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative.

Studiuesit shpjegojnë se ky mekanizëm funksionon si një sistem hidraulik i brendshëm, i cili përmirësohet ndjeshëm gjatë lëvizjes dhe ushtrimeve fizike.

Eksperimentet janë kryer fillimisht në laborator, përfshirë modele të thjeshtuara kompjuterike të trurit dhe teste mbi kafshë laboratorike, për të kuptuar më mirë këtë proces kompleks biologjik.

Në thelb, mesazhi i studimit është i thjeshtë, aktiviteti fizik nuk ndikon vetëm te muskujt dhe zemra, por edhe te “pastrimi” dhe mirëqenia e trurit, duke e bërë një nga mjetet më të fuqishme natyrore për shëndetin mendor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0