Shkenca po transformon zogj të ngordhur në dronë të përdorur për ‘spiunazh’ në botën e egër - Business Magazine Albania

Shkenca po transformon zogj të ngordhur në dronë të përdorur për ‘spiunazh’ në botën e egër

Kërkuesit duket se kanë gjetur një mënyrë për të kthyer zogjtë e balsamosur në dronë që rrahin krahët, që sipas tyre i ndihmojnë të kuptojnë më mirë si funksionon bota e egër.Dr Mostafa Hassanalian dhe studenti i tij Amier Mirzaeinia, thonë se dronët mund të jenë një mënyrë e mirë për të studiuar sesi ruajnë energjinë zogjtë emigratorë.

Por megjithëse fokusi i teknologjisë është ndihma që dronët mund të japin në studimin e botës së egër, revista New Science thotë se “nuk ka pengesa që teknologjia të merret nga ushtria për programet e tyre të spiunazhit”. Dr Hassanalian thotë se kjo nuk mund të ndodhë shumë shpejt pasi prototipi i tyre bën shumë zhurmë.

Hassanalian dhe kolegët në Institutin e Teknologjisë në New Mexico kanë përdorur pjesë zogjsh të balsamosur si mekanizma krahësh artificialë me një pamje shumë realiste. Megjithse ata thonë se është e vështirë të krijohet një dron i tillë, do të ishte shumë praktike për të studiuar natyrën pa ndërhyrë te ajo.

Në raport Dr Hassanalian shton se zogjtë mund të ruajnë më shumë se 40 përqind të energjisë së tyre duke fluturuar në formacion dhe duke ndryshuar rregullisht pozicionin e tyre, duke mbuluar ndoshta rreth 2000 km në ditë. newscientist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0