Shkëmbim mesazhesh edhe pa internet, WhatsApp sjell risitë e 2023 - Business Magazine Albania

Shkëmbim mesazhesh edhe pa internet, WhatsApp sjell risitë e 2023

Whatsapp ka planifikuar ndryshime të mëdha  për aplikacionin dhe një prej tyre është tashmë aktiv. WABetaInfo ka bërë të ditur disa nga risitë që do të shihni në aplikacionin e mesazheve.

Si fillim, mund të vijoni të dërgoni mesazhe nëse interneti është bllokuar nga sulmet kibernetike apo agjencitë qeveritare duke përdorur një server të brendshëm, (Proxy). Mjafton të hyni në menunë e aplikacionit, shkoni në Storage and Data>Proxy dhe aty mund ta aktivizoni.

Së shpejti, nëse ndryshoni celularin nga iOS në Android, bisedat tuaja mund të transferohen lehtësisht. Në Korrik 2022, platforma aktivizoi kalimin e historikut të mesazheve nga Android në iOS dhe tashmë po bën të anasjelltën që përdoruesit të mos humbasin asnjë bisedë.

“Mesazhet e ruajtura”. Tashmë të gjjithë njihen me opsionin “Disappearing Messages” i cili lejon vendosjen e një ‘afati skadence’ për bisedat të cilat fshihen automatikisht pas përfundimit të tij. Një mesazh i ruajtur do të qëndrojë i tillë përkohësisht, nuk do të fshihet automatikisht dhe çdo bisedues mund ta shohë. Por përdoruesit kanë ende kontroll mbi të, mund ta heqin shenjuesin e mesazhit dhe ai fshihet përfundimisht.


Regjistrimi i video-telefonatave nuk do të jetë më i disponueshëm. Imazhet dhe videot që dërgohen me opsionin “View Once” kanë frymëzuar këtë risi që nuk do të lejojë më regjistrimin e video-thirrjeve për të shmangur çdo cenim privatësie.
Përditësimet e statusit në WhatsApp do të mund të raportohen në rast se përdoruesit mendojnë se është i papërshtatshëm. Më pas, një ekip merr në shqyrtim rastin për të verifikuar nëse përbën shkelje. voxnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0