Sharad SAGAR, një nga 100 sipërmarrësit më të rinj dhe të fuqishëm të botës, është folësi i parë i SPARK.ME 2017 - Business Magazine Albania

Sharad SAGAR, një nga 100 sipërmarrësit më të rinj dhe të fuqishëm të botës, është folësi i parë i SPARK.ME 2017


Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe biznesit në Europën Juglindore, e cila është caktuar në muajin Maj në datat 29-30, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi, ka njoftuar folësin e pare të Spark.me 2017Sharad Sagar, një sipërmarrës social indian i përfshirë në listën globale të Forbes “30 Under 30” (në vitin 2016) dhe në listën e “The Rockefeller Foundation Centennial” si një ndër “100 Inovatorët e ardhshëm të shekullit”.

Sharad është themelues dhe CEO i “Dexterity Global”, një sipërmarrje sociale e vlerësuar ndërkombëtarisht e cila krijon platforma online dhe offline për nxënësit e shkollave të mesme për të mundësuar qasjen në informacion, mundësi, burime dhe platforma. “Dexterity Global” ka ndikuar mbi 1.2 milionë fëmijë në vit në Indi dhe pjesë të tjera të Azisë Jugore përmes ekosistemit të saj të platformave arsimore.

I njohur për risi në demokratizimin e arsimit dhe ndërtimin e sipërmarrjeve të qëndrueshme, Sharad mbetet i renditur më lartë në listën indiane të “100 Sipërmarrësve më të rinj dhe të fuqishëm të botës”. Sharad është një ikonë shumë e ndjekur nga të rinjtë me mbi 130,000 ndjekës në llogaritë e tij të mediave sociale dhe citohet në nivel global nga lider me ndikim, korporata, universitete, gazeta dhe shtëpi mediatike.

Organizatorët e Spark.me do të njoftojnë më shumë folës në javët që do të vijnë.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe t’a marrin atë për vetëm 175 €, para datës 12 Mars. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës, seminaret dhe workshopet, drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së 1 të konferencës. Një biletë nuk përfshin akomodimin dhe transportin. Të gjitha biletat e blera më vonë mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 29-30 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative , modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook dhe llogarinë në Twitter.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0