Rritja e numrit të udhëtarëve në Rinas: Ja sa ditë para leje duhen për të ulur charter-in - Business Magazine Albania

Rritja e numrit të udhëtarëve në Rinas: Ja sa ditë para leje duhen për të ulur charter-in

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një rritje të numrit të turistëve në Shqipëri. Gjatë takimit me kryebashkiakët, ai ka theksuar se për të ulur charter në Rinas duhet të marrësh leje tre ditë para, pasi fluksi është tepër i madh.“Sivjet, faktikisht para pak ditësh, Komisioni Evropian i Udhëtimeve nxori një klasifikim dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje të fluksit të turistëve, pastaj vijnë me radhë, këtu në rajon, Serbia me 48%, Mali i Zi me 31%, Greqia me 22%, Turqia me 20%, ndërkohë që shumë nga vendet perëndimore janë me rënie për të gjithë arsyet që nuk ka nevojë t’i komentojmë.

E ndërkohë aeroporti i Tiranës është në pamundësi për të dhënë leje të uljeve të avionëve charter për shkak se nuk ka vend për 24 orë dhe për të ulur një charter në aeroportin e Tiranës duhet të lajmërosh 3 ditë përpara dhe duhet të prenotosh 3 ditë përpara, gjë që, natyrisht, do të adresohet sepse në aeroportin e Tiranës ka filluar një punë intensive për zgjerimin e pistës, për zgjerimin e vendeve të parkimit, do të hapet aeroporti i Vlorës, por për të gjitha këto është e nevojshme të merren në konsideratë për diçka tjetër.“, tha Rama.balkanweb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0