Punëtorët e qendrës logjistike të Amazon në Spanjë planifikojnë grevë tre ditore për pagat - Business Magazine Albania

Punëtorët e qendrës logjistike të Amazon në Spanjë planifikojnë grevë tre ditore për pagat

Punëtorët e një qendre logjistike të shitësit gjigant “Amazon” po planifikojnë një grevë tre-ditore përpara festës së “Epifanisë” më 6 janar, kur fëmijët spanjollë marrin dhurata për pushime, sipas sindikatës së punëtorëve LAB.

Kreu i sindikatës LAB, Gotzon Mardarat, i cili përfaqëson shumicën e punëtorëve tha për Reuters se rreth 160 punëtorë në qendrën “Trapagaran”, do të planifikojnë një grevë më 3, 4 dhe 5 janar për të kërkuar paga më të larta.

“Ne duam rritje të pagave në përputhje me inflacionin, kërkojmë rritje pagash që janë më të larta se parashikimi 3% në vit deri në 2025-ën,” tha Mardarat.

Sipas udhëheqësit të sindikatës, rreth 90% e punëtorëve të qendrës u larguan, duke vonuar dorëzimin e rreth 20,000 parcelave.

Nga ana tjetër  Amazon është shprehur se punëtorët në qendrën e saj kanë paga dhe përfitime konkurruese në treg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0