Njerëzit inteligjentë kanë më pak miq - Business Magazine Albania

Njerëzit inteligjentë kanë më pak miq

Zakonisht të kesh pak miq nuk është sinonim i inteligjencës, përkundrazi: mungesa e një numri të mirë miqsh të fut në grupin e “humbësit”, atyre njerëzve që nuk u pëlqen të lidhen me të tjerët. Por cila është e vërteta në gjithë këtë? A është vërtet e çuditshme të kesh pak miq? Disa argumentojnë se është sinonim i inteligjencës.

Ky është një pohim revolucionar me të cilin shumë njerëz u identifikuan, ndërsa të tjerë hapën sytë nga habia. Një studim zbuloi se njerëzit inteligjentë kanë shumë më pak miq, ndoshta sepse ata veprojnë ndryshe nga sa jemi mësuar.Psikologët Satoshi Kanazawa dhe Norman Lee arritën në përfundimin se njerëzit që jetojnë në vende me dendësi të lartë të popullsisë janë më pak të lumtur.

Ky pohim u përshëndet nga shumë njerëz, një mit për të cilin kishin dëgjuar, por që ende nuk kishin pasur ndonjë konfirmim shkencor. Derisa statistikat vërtetuan se kjo legjendë është e vërtetë.
lexo: BE sqaron risitë për lëvizjen në Shengen: Sistemet që do aplikohen, synim forcimi i sigurisë!

Njerëz dhe miq të zgjuar

Ndoshta me njerëz të zgjuar kuptoni ata që merrnin gjithmonë nota të mira në shkollë dhe kishin gjithmonë një libër në dorë. Ata që preferonin të kalonin kohë në bibliotekë për të vazhduar me detyrat e shtëpisë së caktuar nga profesorët. Shoqërimi nuk ishte një aktivitet që ata kishin nevojë, përkundrazi shfaqeshin të lumtur në vetminë e tyre.

Studimi i lartpërmendur, i kryer nga London School of Economics dhe Universiteti i Menaxhimit të Singaporit, zbuloi se njerëzit me një IQ më të lartë nuk kishin nevojë të madhe për të bashkëvepruar me të tjerët, për t’u ndjerë mirë.

Personat me IQ të ulët, nga ana tjetër, shfaqnin prirje drejt socializimit, dëshirë për të kaluar më shumë kohë duke takuar njerëz. Kjo vërtetoi se njerëzit inteligjentë shkojnë kundër turmës. Ata nuk bëjnë atë që konsiderohet “normale”; ata janë të lumtur pa një jetë shoqërore veçanërisht active/Bota.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0