Banka e Shqipërisë jep miratimin për licensimin e “JET Bank”, bankës së parë plotësisht digjitale - Business Magazine Albania

Banka e Shqipërisë jep miratimin për licensimin e “JET Bank”, bankës së parë plotësisht digjitale

Shqipëria në zonën SEPA, Sejko: Më 7 tetor të gjitha bankat plotësisht operacionale!

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka hapur rrugën për një zhvillim të ri në tregun financiar shqiptar. Në mbledhjen e datës 3 dhjetor 2025, institucioni njoftoi se ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një bankë e re që synon të operojë tërësisht në mënyrë digjitale.

Vendimi, i cili shënon Fazën I të procesit të licencimit, i jep “JET Bank” mundësinë të vijojë përgatitjet për të hyrë në treg si institucion financiar i pavarur. Sipas dokumentit zyrtar, banka e re synon të prezantojë një model shërbimi që largohet nga format tradicionale, duke u mbështetur në teknologji të avancuar dhe në një eksperiencë të thjeshtuar, të sigurt dhe të përqendruar maksimalisht te klienti.

Lexo edhe: BE synon bioekonominë për rritje konkurruese, si mund të përfitojë Shqipëria

“JET Bank” pritet të pozicionohet si pionierja e bankingut plotësisht digjital në Shqipëri, një hap i rëndësishëm në transformimin e tregut financiar dhe në nxitjen e inovacionit në sektorin bankar. Modeli i saj operativ parashikon mungesë të degëve fizike dhe ofrim shërbimesh përmes platformave inteligjente digjitale, duke synuar efikasitet më të lartë dhe akses më të gjerë për qytetarët.

Gjatë së njëjtës mbledhje, Këshilli Mbikëqyrës u informua edhe për çështje të tjera që lidhen me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

Ky zhvillim pritet të sjellë dinamika të reja në konkurrencën bankare dhe të nxisë adoptimin e modeleve moderne të shërbimeve financiare në vend.

Kujtojmë se pak kohë më parë Banka e Shqipërisë i dha dritë jeshile edhe hyrjes së Bankës turke Ziraat .Me dhënien e miratimit paraprak për JET Bank dhe Ziraat, vitin e ardhshëm pritet që numri i bankave tregtare në vend të shkoj në 13.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0