Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit nis zbatimin e projektit ndërkufitar SEEDS! - Business Magazine Albania

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit nis zbatimin e projektit ndërkufitar SEEDS!

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit nis zbatimin e projektit ndërkufitar SEEDS!

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit organizoi në Qendrën “Sotir Kolea” takimin inaugurues (Kick-Off Meeting) të projektit ndërkufitar SEEDS – Strengthening Entrepreneurial Ecosystem in the Domain of the Cultural and Creative Sector, pjesë e Programit IPA CBC South Adriatic.

Takimi u hap nga Anisa Pollo, Drejtoreshë e Përgjithshme për Artin, Kulturën dhe Rininë, e cila theksoi rëndësinë strategjike të projektit për zhvillimin e sektorit kulturor e kreativ dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Në këtë aktivitet u mblodhën përfaqësues të institucioneve partnere, profesionistë të kulturës, aktorë lokalë dhe grupe të interesit nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, duke krijuar një hapësirë të përbashkët dialogu dhe bashkëpunimi.

Takimi shënoi nisjen zyrtare të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe prezantoi objektivat, strukturën e ndërhyrjes, planin e punës dhe paketën e aktiviteteve të projektit SEEDS. U diskutua mbi ndarjen e roleve dhe përgjegjësive mes partnerëve, metodologjinë për hartimin e Strategjisë Ndërkufitare SEEDS, si dhe mekanizmat e menaxhimit dhe komunikimit teknik të projektit.

Lexo edhe: Rusia bllokon Roblox-in, akuza për terrorizëm dhe përmbajtje LGBT

Projekti SEEDS zbatohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (lider projekti – Shqipëri), Teatri Kombëtar, Teatri Publik i Puglias (Itali), Federata Malazeze e Punëdhënësve dhe Komuna Agnone (Itali).

Ky projekt synon të forcojë sektorin kulturor dhe kreativ në zonën e Adriatikut të Jugut, duke adresuar sfidat e lidhjes së kulturës me sipërmarrjen dhe ekonominë kreative. Fokus i ndërhyrjes janë mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, trajnimi profesional, zhvillimi i modeleve të reja të qeverisjes kulturore, si dhe ndërtimi i rrjeteve të qëndrueshme profesionale dhe institucionale.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit riafirmon angazhimin e saj për të mbështetur industrinë kulturore dhe kreative, si një sektor me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0