Rriten me 31% të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara - Business Magazine Albania

Rriten me 31% të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara

Të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara kanë shënuar rritje të ndjeshme në fillim të vitit 2026, duke reflektuar përmirësim të performancës financiare të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës janar–mars 2026, të ardhurat nga qiradhënia kanë arritur në 64.6 milionë lekë, nga 49.2 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej rreth 31%.

Rritja është e dukshme në të gjithë muajt e tremujorit, ndërsa muaji mars ka regjistruar nivelin më të lartë të të ardhurave, duke konsoliduar trendin pozitiv të fillimvitit.

Sipas AAPSK, ky rezultat lidhet me zgjerimin e kontratave të reja të qirasë, forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe monitorimit të pasurive, si dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin financiar dhe operativ.

Lexo edhe: Qeveria premton subvencione për shtresat në nevojë pas rritjes së çmimeve të perimeve

Agjencia thekson se përmirësimi i performancës reflekton një qasje më të strukturuar dhe transparente në administrimin e aseteve të sekuestruara, duke kontribuar në rritjen e të ardhurave që mbështesin më tej institucionet ligjzbatuese.

AAPSK nënvizon gjithashtu se këto të ardhura përfshijnë vetëm qiradhënien e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, pa llogaritur të ardhurat nga ankandet apo interesat bankare.

Sipas institucionit, ecuria pozitive e tremujorit të parë krijon bazën për një performancë më të fortë gjatë pjesës së mbetur të vitit 2026.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0