Mos zotëro asgjë, që të kesh gjithçka - Business Magazine Albania

Mos zotëro asgjë, që të kesh gjithçka

Paul B. Preciado

Të aspirosh gjithçka përveç zotërimit. Disa ditë më parë (edhe pse tani ai moment duket shumë i largët) pjesërisht për arsye studimi dhe pjesërisht për të mbajtur një premtim të mbajtur të fshehtë edhe nga vetja, aq sa përmbushja e tij mund të ishte vetëm e pavullnetshme, kalova tre javë së bashku me njeriun e zemrës në një shtëpi të vogël të fshehur në pyllin vertikal që lidh Spoleto-n me Monteluco-n, përgjatë shtigjeve me hije si tunele të gërmuara mes pemëve, nga ku mund të admironim pothuajse të gjithë luginën e Umbrianit, në një horizont të mbuluar me kodra të pafundme, të zbehura prej mjegullës e të mbushura me shtëpi dhe ullishte.

Ai pyll i shenjtë ka qenë i njohur ndër shekuj për shpellat ku njerëzit kërkonin ngushëllim ose iluminim – njësoj si të flasim sot për detoksifikimin dixhital dhe kurimin e lodhjes ekstreme – Shën Antoni i Padovës, Shën Françesku dhe Shën Klara, të cilët Françesku i quante “Frate Chiara”, për të kapërcyer ndarjen gjinore dhe për ta mirëpritur atë në Urdhërin e parë, të cilit Papa Inocent III i kishte dhënë “privilegjin e varfërisë”, në vitin 1210.

Të mos kesh asgjë për të qenë në gjendje të japësh gjithçka. Fati e deshte që shtëpia e vogël në të cilën qëndruam të ishte pikërisht ajo që artisti amerikan Sol Leuitt kishte rindërtuar në fillim të viteve tetëdhjetë të shekullit të largët të njëzetë, duke e shndërruar atë në një shpellë konceptuale në të cilën, ashtu si vetmitarët e epokave të tjera strehoheshin për t’i ikur frenetizmit të Romës apo Jeruzalemit, piktori dëbonte zhurmën e Nju Jorkut. Lini gjithçka, që të jeni në gjendje të pikturoni gjithçka.

Pa konsumuar

Të shkëputur totalisht për tre javë nga fluksi i “heroinës” elektronike, nuk konsumuam gjë tjetër veç ndryshimit të ngjyrave të peizazhit. Pavarësisht intensitetit të tyre estetik, ato ditë larg kapitalizmit ishin shumë të ndryshme nga ato që kaloj sot në Paris, ku horizonti nuk shkon kurrë përtej dy kryqëzimeve rrugore dhe ku qielli, i ngushtuar nga gazi lotsjellës dhe video survejimi, mbyllet si një kriptë dixhitale në lak, aq sa e ka të vështirë të kujtojë se ekziston.

Ato ditë, duke ecur në një dendësi shqisore që nuk e lejon veten të kapet nga gjuha psiko-tregtare me të cilën na ka mësuar neoliberalizmi, gradualisht fituan cilësinë që kanë disa ëndrra të caktuara, një dashuri e pamundur ose një frikë e papërmendur, që, pavarësisht të jetuarit në ambiente të mbyllura të mendimit, janë më reale se përvojat që përbëjnë jetën e përditshme. Të mos kesh asgjë për të pasur gjithçka.

Ne do të jemi në gjendje ta lëmë pas nesh regjimin petro-seksualo-racor kapitalist, vetëm kur kënaqësia dhe e vërteta që na premton të duken të tmerrshme dhe të rreme. Çdo ditë, pasi kalonim katër a pesë orë duke lexuar ose shkruar, largoheshim nga pylli për t’u nisur drejt fshatit. Për një ose dy orë, deri në perëndim të diellit, bëheshim pronarë të katedrales së Spoletos. Gjithçka, absolutisht gjithçka, na përkiste neve. Shkallët e “via dell’Arringo” zbrisnin në sheshin e pamasë që hapej para nesh si një teatër i gdhendur në gur, në fundin e të cilit ngrihej dekorimi dydimensional i fasadës mesjetare të katedrales së Santa Marias.

Siguria dehëse dhe laike e zotërimit estetik të katedrales, jashtë çdo marrëdhënieje të pronësisë kapitaliste, vinte edhe për faktin se ndërsa ishim në shesh dhe dielli binte mbi ne, copat e dritës dukej se konfirmonin edhe më absurden e njohurive tona. Kemi përjetuar të njëjtat ndjesi në bazilikën e Asizit, më pak se 80 kilometra larg. Dhe kjo jo vetëm sepse kishte një hyrje dhe dalje zyrtare, si dhe një shteg të kufizuar nga barriera dhe litarë që impononin një drejtim për vizitën, por mbi të gjitha sepse, ndërsa ishim të zhytur në afresket e Giotto dhe Cimabue, ishim të pushtuar nga valët e vazhdueshme të turistëve, që na kujtuan se ai vend nuk është më një tempull, por një lloj ekspozite, gjysmë muze dhe gjysmë Disneyland katolik.

Ndërsa në Spoleto – sheshi i katedrales, katedralja, tetë dritaret e saj me trëndafila, mozaiku i artë që përshkruan një djalë femëror, një grua më të vogël se djali i saj dhe djali i lartpërmendur që i ofron një libër botës – e gjithë kjo, çdo gur dhe çdo ndërtimi në këtë shesh, madje edhe zhurma e kambanave, na përkisnin tërësisht ne, të paktën për disa orë çdo ditë.

Me këmbët e zbathura dhe fytyrat e kthyera nga dielli në verandë, e zotëronim vendin me më shumë autoritet sesa nëse do të kishim përdorur një çelës për të hyrë dhe dalë lirisht. Ndonjëherë ulesha i pari në verandë dhe shikoja “Frate Chiara” të zbriste nga shkallët, me xhaketën prej lëkure dhe çizmet e motorrit, ndërsa dielli i ndriçonte shpatullat si një dritare me trëndafila të artë. Pronarë të çdo gjëje pa zotëruar asgjë, të lirë edhe nga ajo që bashkëkohësit tanë e quajnë “feminilitet” dhe “mashkullueshmëri” natyrore, menduam se kishim marrë “privilegjin e varfërisë gjinore”. Të mos zotërosh asgjë për të qenë gjithçka.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0