Miliarderët amerikanë, 434 miliardë dollarë më të pasur pas pandemisë - Business Magazine Albania

Miliarderët amerikanë, 434 miliardë dollarë më të pasur pas pandemisë

Miliarderë

Kur shumë amerikanë po përballen me vështirësi financiare nga përhapja e koronavirusit, miliarderët amerikanë panë një rritje të vlerës neto në dy muajt e parë të pandemisë.

Një raport i botuar nga qendra Think Tank me qendrime të majta “Amerikanët për Drejtësinë e Taksave dhe Institutin për Studime të Politikave”, vlera totale neto e të gjithë miliarderëve amerikanë u rrit 434 miliardë dollarësh që nga 19 Marsi, kur u vendosën shumë shtete të SHBA-së në izolim.

Forbes vlerëson se 623 miliarderë jetojnë në SHBA, përfshirë CEO-n e Amazon Jeff Bezos, bashkëthemeluesin e Microsoft Bill Gates, bashkëthemeluesin e Facebook Mark Zuckerberg, investitorin Warren Buffett dhe themeluesin e Oracle, Larry Ellison. Sipas raportit vetëm këta pesë miliarderë patën një rritje të pasurisë në total 75.5 miliardë dollarë, ose 19% e totalit të rritjes.

Lexo: Bill Gates: E paralajmërova presidentin Trump për rrezikun e pandemisë

Në total, rreth 600 miliarderë amerikanë panë që pasuria e tyre të rritet për dy muaj nga 2.948 trilionë dollarë në 3.382 trilionë dollar.

“Pandemia ka zbuluar pasojat vdekjeprurëse të hendekut të pasurisë në Amerikë dhe miliarderët janë simboli i ndritshëm i asaj pabarazie ekonomike”, tha drejtori ekzekutiv i Drejtësisë së Taksave Frank Clemente.

Sipas tij, “Pas-pandemisë, të pasurit dhe korporatat duhet të fillojnë të paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave, në mënyrë që të mund të ndërtojmë një shoqëri që funksionon për të gjithë, jo vetëm miliarderët dhe të tjerët në krye.

Lexo: Elon Musk synon që SpaceX të lançojë gjeneratën e ardhshme të teleskopëve hapësinorë

Ky raport vjen ndërsa po rritet numri i amerikanëve që bëjnë kërkesë për pagesat e papunësisë. Pretendimet javore të të papunëve në SHBA arritën në 2.4 milionë. Në 9 javët e fundit totali i të papunëve arriti në 39 milionë.

Saloni Sardana, raportuesi i Markets Insider, ka theksuar më parë se nga hulumtimi i Forbes pasuria e miliarderëve amerikanë ra në Mars në 2.9 trilionë dollarë nga 3.1 trilionë dollarë që ishte në 2019, ndonëse raportet e mëtejshme tregojnë se pasuria e tyre është rritur.

Businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0