Kosova në Forbes përmes DISICON - Business Magazine Albania

Kosova në Forbes përmes DISICON

Studentët në Kosovë dhe sapo të diplomuarit në vendin tonë janë të fiksuar pas Inteligjencës Artificiale, shkruan gazeta prestigjioze Forbes me autore Sarah Oh. 

Me lansimin e tanishëm të dyqanit GPT Store, njerëzit mund të eksperimentojnë dhe të krijojnë mjetet e tyre gjuhësore me Inteligjencë Artificiale, gjë që sipas Forbes kjo u jep publikut të gjerë të eksperimentojnë dhe të mësojnë se për çfarë janë të afta mjetet ChatGPT dhe GPTKushdo që posedon një llogari në ChatGPT Plus mund të krijojë një mjet gjenerues teksti (GPT), dhe sipas OpenAI, njerëzit përfundimisht mund të fitojnë të ardhura me mjetet e tyre.

Kjo qasje e drejtpërdrejt në këto mjete shihet si diçka mjaft pozitive nga gazeta Forbes, për të cilën thotë se njerëzit janë të obsesionuar pas Inteligjencës Artificiale e sidomos të rinjtë në Kosovë.

Sipas njohëses së trendeve të reja të teknologjisë, Sara Oh e cila shkroi në Forbes për këtë dhe së fundmi pati një vizitë në Kosovë ku ishte pranishme në konferencën “DISICON” të  Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), zyra në Kosovë.

Oh është njëherësh edhe bashkë-themeluese e T2 dhe anëtare jo-rezidente në Laboratorin e Kërkimeve Forenzike Dixhitale në Këshillin Atlantik.

https://www.facebook.com/NDIKosovo/posts/675618771391389?ref=embed_post

Ajo në shkrimin e saj, përmendi gjithashtu edhe intervistën e këngëtares së njohur ndërkombëtare me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, e cila në bisedë e sipër me shefin e Apple, Tim Cook pati thënë se është e “fiksuar” pas Inteligjencës Artificiale.

Ekspertja e teknologjisë, Oh gjithashtu foli për  një kompani kosovare të sigurisë kibernetike, Sentry, për të cilën themeluesi i saj Drinor Selmanaj tha se ekipi i kompanisë po eksploronte AI-n gjeneruese.

“Mundësitë për avancime dhe aplikime në këtë fushë janë vërtet të jashtëzakonshme”, deklaroi Selmanaj për Forbes.

Në kudër të konferencës DISICON në Kosovë, Oh është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit të TIK-ut, gazetarëve e mediave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0