Gjashtëdhjetë sekonda është gjithçka që do t’ju duhet, për të thjeshtuar ditën tuaj. - Business Magazine Albania

Gjashtëdhjetë sekonda është gjithçka që do t’ju duhet, për të thjeshtuar ditën tuaj.

 

Në botën me ritme të shpejta të biznesit, shpesh e gjejmë veten të mbërthyer në një situatë të ndërlikuar: marrjen e vendimeve.

Pavendosmëria është një shqetësim i madh, që mund t’ju humbasë kohë dhe mundësi të çmuara.

Kur nuk mund të vendosim, kjo krijon mundësi për dyshim dhe hamendësime, duke shkaktuar stres dhe ankth për veten dhe ekipin.

Kjo paqartësi mund të çojë në mosplotësimin e afateve, humbje të marrëveshjeve dhe dëmtimin e reputacionit.

Më e keqja nga të gjitha, pengon inovacionin dhe mbyt krijimtarinë, ndërsa zhytemi në debate të pafundme.

Si ta thyejmë ciklin e pavendosmërisë dhe të ecim përpara me besim?

 

Zuckerberg: Thjeshtoni duke reduktuar zgjedhjet tuaja

Ndërsa thjeshtimi dhe zvogëlimi i zgjedhjeve të dikujt, nuk tingëllon shumë e zgjuar, ky veprim nuk zakonisht praktikohet kur përballemi me mbingarkesë vendimmarrëse.

Bashkëthemeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, është i njohur për eliminimin e zgjedhjeve të panevojshme nga rutina e tij e përditshme, për të ndihmuar në reduktimin e lodhjes nga marrja e vendimeve, e cila është e lidhur me impulsivitetin dhe pavendosmërinë.

Një shembull klasik, se si ai e thjeshton vendimmarrjen, është veshja e tij ‘uniformë’, me xhinse, atlete dhe një bluzë gri. Po, ai e bën këtë çdo mëngjes.

Kur u pyet për veshjet e tij në vitin 2014, ai i tha audiencës: “Unë me të vërtetë dua të pastroj jetën time, që të marr sa më pak vendime të jetë e mundur për çdo gjë, përveç se si t’i shërbej më mirë këtij komuniteti.”

Nëse jeni të bllokuar nga shumë zgjedhje të panevojshme brenda një dite, zvogëlimi i tyre ju ndihmon të shpërndani mendjen tuaj dhe të përqendroheni në vendimet më të mëdha dhe vërtet të rëndësishme.

 

Çfarë të bëni

E gjeni ndonjëherë veten duke mbërritur në punë në mëngjes, uleni në tavolinën e punës, kontrolloni emailin, dhe vini re se keni kaluar 15 minuta duke ngulur sytë në ekranin e kompjuterit, të pasigurt se cilën detyrë urgjente duhet të trajtoni së pari?

Një mënyrë e dobishme, për të shmangur lodhjen nga marrja e vendimeve, dhe për të përcaktuar prioritetet tuaja, vjen nga libri i Stephen Covey, 7 Habits of Highly Effective People.

Në 60 sekonda ose më pak, mundësisht herët në mëngjes ndërsa pini kafen, mendoni për gjithçka që do të bëni sot dhe vendosni:

  • Çfarë do të vazhdoj të bëj? (Qëllimi është të bëni atë, që vetëm ju mund ta bëni.)
  • Çfarë do të delegoj? (Dikush duhet ta bëjë atë, jo vetëm ju. Pra, çfarë mund të delegoni menjëherë, që do t’ju lironte të bënit atë, që mund të bëni vetëm ju?)
  • Çfarë do të eliminoj? (Gjërat që as dua t’i bëj dhe as nuk duhet t’i bëj. Dhe as askush nuk do t’i bëjë. Kështu që lërini!) / Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0