Facebook do të blejë një kompani që ua mundëson t'i kontrolloni kompjuterët vetëm me mendjen tuaj

Facebook do të blejë një kompani që mundëson kontrollin e kompjuterëve me mendjen tuaj


Facebook ka njoftuar se është duke u interesuar për CTRL-Labs, një kompani e themeluar para katër vitesh, për të punuar në atë që njihet si “informatikë e trurit”. Raporti i publikuar nga Bloomberg, pretendon se Facebook po paguan 500 milionë deri në një miliard dollarë, për të blerë këtë kompani.

Lexoni: Facebook do të lançojë monedhën dixhitale Libra vitin tjetër

CRTL-Labs me vendndodhje në New York, ka mbledhur 60 milionë euro nga investitorë si Google dhe Amazon.

Thomas Reardon është themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i CTRL-Labs, që do të bashkëpunojë me Facebook.

Rripi i CTRL-Labs do të dizenjohet për të ‘dekoduar’ sinjalet që dërgohen nga neuronet në palcën kurrizore, që i tregojnë muskujve të trupit të njeriut se si duhet të lëvizin. Sinjalet, do të përkthehen në sinjale dixhitale që një pajisje mund t’i kuptojë.

Lexoni: Produkti i ri i Facebook-ut mund të jetë më i dobishmi

Ky rrip, i kupton qëllimet tuaja në mënyrë që ju të keni mundësinë të bëni një fotografi me ndonjë mik tuajin duke përdorur një lëvizje të paperceptueshme.

Ky rrip i dorës, për një kohë të caktuar nuk mund të vihet në përdorim nga konsumatorët, bazuar në njoftimin e një përfaqësuesi të Facebook, që ka thënë se është disa vjet larg të qenit në dispozicion për konsumatorët.

Shikoni një video të CEO-s së CTRL-Labs, Thomas Reardon, duke demonstruar teknologjinë:

https://www.youtube.com/watch?v=D8pB8sNBGlE

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0