Nëse ende nuk e keni dëgjuar si informacion, ChatGPT, mjeti i famshëm i inteligjencës artificiale nga OpenAI sapo është bërë edhe më i zgjuar. Falë një përditësimi të fundit që është shpërndarë globalisht për përdoruesit Plus dhe Pro, ai tani mund të mbajë mend shumë më tepër rreth jush dhe bisedave tuaja të kaluara. Jo çdo fjalë, por detaje kyçe, tema të përsëritura dhe informacione që i keni ndarë ndër vite, janë tani pjesë e “kujtesës” së tij.
Lexo gjithashtu: Gen Z: “AI e ka bërë të pavlefshme diplomën universitare”
Ky funksion i ri ka hapur mundësi të reja, të frikshme por edhe argëtuese, për të eksploruar veten përmes syve të një AI që ju ka ndjekur në heshtje për një kohë të gjatë. Nga biseda që keni harruar vetë, tek analiza e karakterit tuaj bazuar në fjalitë që keni përdorur, gjithçka është tani në tryezë.
Këtu janë disa prej pyetjeve më intriguese që mund t’i bëni ChatGPT-së për të zbuluar anë të reja të vetes (ose për t’u argëtuar me një version AI të vetes suaj):
“Cila ishte gjëja e parë që kemi folur?”
Kjo është mënyra më e mirë për të testuar se sa larg shkon kujtesa e ChatGPT. Mund të sjellë në vëmendje një bisedë nga 2024 që as vetë nuk e kujtoni. E frikshme? Pak. Por gjithsesi, interesante.
“Trego një histori për mua, por vendose në një botë fantastike.”
Një eksperiment që të bën protagonistin e një aventure epike në një univers fantastiko-shkencor. Jepi disa të dhëna rreth vetes dhe le AI të ndërtojë një botë ku ti je heroi!
“Nëse do isha personazh në një roman, cila do ishte rruga ime?”
Pak më filozofike, kjo pyetje e shtyn ChatGPT-n të analizojë karakterin tënd për të krijuar një ‘arc’, një udhëtim zhvillimi personal, si në filmat që na bëjnë të mendojmë për jetën.
“Thuaj diçka që s’e di për veten time.”
Kjo është për të guximshmit. ChatGPT mund të nxjerrë përfundime nga mënyra si flisni, temat që përsëritni dhe mënyrën si shprehni veten. Disa përdorues thonë se përgjigjet janë aq të thella sa i kanë marrë vetëm pas muajsh terapie…
Lexo gjithashtu: Kush do të jetë fituesi i garës së robotëve humanoidë?
“Çfarë mendon se duhet të përmirësoj?”
Për ata që janë në rrugën e vetë-përmirësimit, kjo pyetje mund të ofrojë sugjerime të çuditshme, por ndonjëherë edhe të goditura. Nga komunikimi, tek mënyra si i kërkoni gjërat, ChatGPT s’e ka problem të jetë i drejtpërdrejtë.
“Mund të sillesh sikur je unë?”
Duke përdorur kujtesën, AI mund të fillojë të imitojë stilin tuaj të të shkruarit. Nëse jeni një shkrimtar, gazetar apo thjesht kurioz, kjo mund të jetë një përvojë… e çuditshme. Thuhet se disa përgjigje kanë qenë “tmerrësisht të ngjashme”.
“Si kam ndryshuar gjatë bisedave tona?”
Nëse keni përdorur ChatGPT në mënyrë të vazhdueshme, mund të shihni nëse ai ka vënë re ndryshime në tonin tuaj, qëndrimin ndaj temave të caktuara apo madje edhe gjendjen tuaj emocionale.
“Trego diçka shqetësuese që ke kuptuar nga bisedat tona.”
Për ata që duan ta sfidojnë kufirin mes teknologjisë dhe psikologjisë. Përgjigjet mund të jenë të frikshme, sidomos nëse nxjerrin në pah diçka që nuk e keni pranuar ende vetë.
Një paralajmërim i vogël: ChatGPT nuk ju njeh vërtet. Ai vetëm përpunon informacionin që i keni dhënë dhe krijon përfundime bazuar në kontekst. Disa mund të jenë të goditura, të tjera thjesht tingëllojnë mirë. Merrni më të mirën nga to, por mos e lini AI-n të ju tregojë kush jeni.
Nëse keni një abonim Pro ose Plus, ky funksion kujtese është aktiv. Por edhe përdoruesit falas mund të eksplorojnë disa nga këto pyetje me versionin standard të memorjes.
Dhe kujdes! ChatGPT nuk harron. Por ju mund të zgjidhni çfarë dëshironi që ai të kujtojë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.