Revolucioni i hidhur i Starbucks, pse duhet të fshihet gjysma e ... - Business Magazine Albania

Revolucioni i hidhur i Starbucks, pse duhet të fshihet gjysma e menusë?

Dikur simbol i kafeve premium, sot Starbucks po përballet me rënien më të madhe që prej themelimit të saj. Çfarë po ndodh me gjigantin e kafesë?

Starbucks, emri që solli “kafen e mirë” për masat, po sheh ditë të vështira. Pas dy tremujorëve me rënie të shitjeve, kompania po nis një revolucion të brendshëm për të rikthyer shkëlqimin e dikurshëm.

Lexo gjithashtu: Një makinë elektrike për $20,000? Startup-i i mbështetur nga Jeff Bezos thyen rregullat

CEO i ri, Brian Niccol, një figurë e njohur si “shpëtimtari” i markave si Chipotle dhe Taco Bell, ka ndërmarrë një plan drastik, heqjen e 30% të menusë ekzistuese. Me një menu më të thjeshtë, Starbucks synon të shkurtojë kohët e pritjes dhe t’u japë baristëve kohë të krijojnë përvojën klasike që dikur e bëri këtë markë unike.

Por lëvizjet nuk ndalen këtu, rikthehen filxhanët prej porcelani, mesazhet me dorë mbi gotat e take away dhe stacionet ku mund të shtosh vetë qumështin e sheqerin, një përpjekje për të rikthyer atmosferën e famshme të “shtëpisë së tretë”, midis punës dhe shtëpisë.

Çmimet e larta, koha e gjatë e pritjes dhe një cilësi që lë për të dëshiruar janë ndër ankesat kryesore të klientëve, që tashmë nuk mjaftohen me një kafe me emrin e tyre të gabuar mbi gotë. Për më tepër, Starbucks nuk është më “e vetmja zgjidhje”. Në çdo cep qyteti janë hapur kafene të vogla me Wi-Fi falas dhe pije të rafinuara, duke ia marrë avantazhin gjigantit amerikan.

Kriza nuk kufizohet vetëm në Amerikë. Ekspansioni ambicioz në Kinë ka ngecur, teksa konkurrentët vendas, si Luckin Coffee, i kanë dalë përpara me një ritëm tronditës të hapjes së dyqaneve.

Lexo gjithashtu: “Life is Good”, si dy vëllezër dhe 78 dollarë krijuan një markë botërore që përçon pozitivitet

Në përpjekje për të shpëtuar operacionet, Starbucks njoftoi në shkurt 2025 shkurtime të mëdha, 1,100 vende pune të humbura, një lëvizje dramatike që tregon seriozitetin e krizës.

Harrojini menutë me dhjetëra kombinime të koktejeve të kafesë, kompania do të fokusohet vetëm te më të mirat dhe më të kërkuarat.

“Ne kemi humbur thelbin tonë,” pranoi vetë CEO Niccol. Dhe pyetja e madhe tani është, a do të jetë ky kthimi triumfal i Starbucks, apo fundi i një epoke?

The Week 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0