Me mbështetjen e Jeff Bezos dhe Eric Schmidt, startup-i Slate Auto po prezanton një vizion të ri për të ardhmen e makinave elektrike, minimale, të personalizueshme dhe të përballueshme. Synimi? Një EV amerikane që nis nga vetëm $20,000 dhe rritet bashkë me ty.
Lexo gjithashtu: “Makineritë mund të punojnë, por nuk konsumojnë”/ A po shkatërrojmë ekonominë duke hequr dorë nga vendet e punës njerëzore?
Një filozofi e re për industrinë e makinave, “Ti zgjedh gjithçka”
Slate Auto sapo doli nga “stealth mode” pas tre vitesh zhvillim në fshehtësi. Me një bazë në Michigan dhe mbi 400 punonjës, kompania e drejtuar nga ish-ekzekutivi i Chrysler, Chris Barman, ka një qëllim ambicioz, të revolucionarizojë mënyrën se si mendojmë, blejmë dhe përdorim automjetet.
Modeli i parë, Slate Truck, është një kamionçinë elektrike minimale, pa ekran qendror, pa xhama elektrikë dhe pa sistem infotainment. Por çdo element tjetër? I personalizueshëm. Nga mbajtëset e gotave deri te ndërrimi i trupit nga pickup në SUV, klientët mund të zgjedhin gjithçka, në kohën që duan.
Një EV që fillon me thelbësoren dhe pastaj rritet
Ideja e “makinës si platformë” është në qendër të filozofisë së Slate. Çdo blerës merr një “blank slate” dhe ndërton përvoja të ndryshme mbi të, në varësi të stilit të jetesës, nevojave dhe buxhetit. Dhe ky personalizim nuk është vetëm për pajisje, por edhe për pamjen, panelet e jashtme janë të përpunuara nga kompozitë dhe jo llamarinë, duke e bërë më të lehtë mbështjelljen (wrap) sipas dëshirës.
Për të gjithë, jo vetëm për disa
Çmimi bazë i Slate Truck është $20,000 pasi zbriten kreditë federale për EV-të. Edhe nëse këto kredi hiqen, çmimi mbetet konkurrues në nivelin $25,000, shumë më i ulët se mesatarja e një makine të re në SHBA ($49,000) apo të një EV-je ($55,500).
Lexo gjithashtu: Raketë apo avion? Këta janë 10 gjigandët e qiellit që fluturojnë më shpejt se imagjinata
Në një treg ku pagesat mujore për një makinë të re arrijnë $900, Slate premton pagesa prej vetëm $300-400. Dhe nëse jeta jote ndryshon, nga beqar në prind, për shembull makina mund të përshtatet me ty pa u ndërruar tërësisht.
Marketing ndryshe, mendim ndryshe
Slate po thyen rregullat edhe në komunikim, makinat e veshura me reklama për shërbime false (si “CryShare” për foshnje të lodhura apo “human taxidermy”) u shfaqën në rrugët e Kalifornisë si pjesë e një fushate virale që provokoi kureshtje dhe u kthye në temë debati.
Rindërtimi i industrisë amerikane
Me një fabrikë që pritet të hapet në Midwest, dhe prodhim që fokusohet në zinxhirin furnizues amerikan, Slate synon jo vetëm të sjellë një produkt të ri, por të ndikojë në mënyrën si funksionon industria e makinave në SHBA. “Po i rikthejmë industrisë amerikane shpirtin krijues,” thotë Barman.
Një makinë që i përshtatet jetës tënde, jo e kundërta
Slate nuk po shet thjesht një makinë, por një ide të re për lirinë e zgjedhjes dhe aksesin ekonomik në teknologji. Në një botë ku shumica e makinave janë të tejmbushura me opsione që nuk i përdorim kurrë, ky startup vjen si një fllad i freskët, thjeshtësi, zgjedhje, dhe çmim real për shumicën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.