Je natyrë që të pëlqen pak (jo dhe aq pak) nga shpejtësia? Nëse ndodhesh në një udhëtim të gjatë pranë fëmijëve që qajnë pa ndalesë, atëherë po, me siguri e ndjen!
Por cilat janë avionët e pasagjerëve që do të të dërgonin më shpejt në destinacionin tënd? Në këtë artikull do të gjeni të renditur më të shpejtët në botë për vitin 2025, që nga klasikët e industrisë e deri tek raketat moderne që fluturojnë në kufijtë e hapësirës.
Lexo gjithashtu: Suksesi i vërtetë i AI janë njerëzit, mesazhet nga ‘Leadership Forum 6’
Vendos rripin dhe përgatitu për ngritje, po nisemi!
- Boeing 747-400 – 1056 km/h

Një legjendë e qiellit, në shërbim për mbi 35 vjet. Edhe pse tashmë vetëm një njësi komerciale mbetet aktive, kjo gjeneratë e famshme e 747 ishte për dekada simboli i udhëtimeve transatlantike.
- Boeing 777 – 1098 km/h

I njohur për efikasitet dhe kapacitet, ky “punëtor qiellor” mund të mbajë mbi 500 pasagjerë dhe të arrijë shpejtësi Mach 0.89. Dhe për më tepër, është ende në prodhim.
- Airbus A380 – 1098 km/h

Avioni më i madh i ndërtuar ndonjëherë për pasagjerë. Me dy kate të plota dhe kapacitet për mbi 800 persona, është një hotel fluturues që gjithashtu udhëton me shpejtësinë e erës.
Lexo gjithashtu: Fundi i punës 9 me 5? Parashikimi i Reid Hoffman që tronditi botën e punës
- Dassault Falcon 7X – 1111 km/h

Një xhet biznesi me tre motorë që bart 16 udhëtarë me luks dhe stil. Dizajni trijet është i rrallë, por jashtëzakonisht i fuqishëm dhe efikas në fluturime të gjata.
- Boeing 787 Dreamliner – 1111 km/h

Një emër i njohur në udhëtimet ndërkontinentale. Dreamliner nuk është vetëm komod dhe ekonomik, por edhe një nga më të shpejtët në llojin e vet.
- Boeing 747-8i – 1136 km/h

Modeli më i fundit i serisë 747, ky gjigant modern mbetet avioni komercial më i shpejtë me trup të gjerë në qarkullim. Madje, dy prej tyre janë duke u përgatitur për të qenë Air Force One e re.
Lexo gjithashtu: Pse Mark Zuckerberg mund të detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp?!
- Gulfstream G700 – 1142 km/h

Një nga avionët privatë më të sofistikuar në botë. Me një çmim rreth 80 milionë dollarë, G700 ofron luks maksimal dhe shpejtësi marramendëse, duke fluturuar mbi shumicën e trafikut ajror.
Lexo gjithashtu: Fundi i punës 9 me 5? Parashikimi i Reid Hoffman që tronditi botën e punës
- Cessna Citation X+ – 1154 km/h

Me një kabinë të përmirësuar dhe motorë më të fuqishëm, kjo “raketë” biznesi për 12 pasagjerë është ndër më të shpejtët që mund të blesh, edhe pse prodhimi i saj ka ndalur që prej 2018.
- Bombardier Global 8000 – 1160 km/h

Gati për nisje në vitin 2025, ky xhet ultra-luksoz do të jetë arma sekrete e miliarderëve dhe CEO-ve që fluturojnë ndërmjet kontinenteve. Me një gamë fluturimi mbi 14,000 km dhe shpejtësi Mach 0.94, ky është luks me superturbo.
- SpaceShipTwo ‘Unity’ – 3704 km/h

Dhe më në fund… në një klasë më vete, raketë me pasagjerë! Virgin Galactic ka realizuar ëndrrën e udhëtimit në hapësirë për civilët. Unity fluturon deri në 90 km mbi Tokë me shpejtësi Mach 3. Një biletë? Vetëm $400,000 për një udhëtim 90-minutësh që përjeton zero gravitet dhe një pamje spektakolare të planetit tonë.
Shpejtësia nuk është më vetëm për pilotët luftarakë apo filmat e “Top Gun”. Në vitin 2025, çdo pasagjer me buxhetin e duhur mund të përjetojë shpejtësinë e zërit dhe përtej. Zgjidh avionin, gjej destinacionin… dhe fluturo si asnjëherë më parë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto