Pse Mark Zuckerberg mund të detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp?! - Business Magazine Albania

Pse Mark Zuckerberg mund të detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp?!

Mark Zuckerberg dëshmon se TikTok ishte një “kërcënim urgjent” për Metën në gjyqin e FTC!

Kompania Meta, në pronësi të Mark Zuckerberg, është duke u përballur me një gjyq vendimtar në SHBA, që mund të çojë në ndarjen e saj nga platformat Instagram dhe WhatsApp.

Procesi gjyqësor nisi më 14 prill, pas një hetimi gjashtëvjeçar nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), që pretendon se Meta ka shkelur ligjet e konkurrencës.

Sipas padisë, Meta përdori praktika antikonkurruese për të mbrojtur dominimin e saj në tregun e rrjeteve sociale personale. FTC pretendon se blerjet e Instagram më 2012 dhe WhatsApp më 2014 ishin mënyra për të eliminuar kërcënimet konkurruese ndaj Facebook. Në dokumente citohet një email i Zuckerberg nga viti 2008 ku thuhet: “Është më mirë të blesh sesa të konkurrosh”.

Për më tepër, Meta akuzohet se ka vendosur kushte kufizuese për zhvilluesit që përdorin platformën e saj, në mënyrë që të frenojë rritjen e konkurrentëve potencialë. FTC argumenton se kjo sjellje ka dëmtuar përdoruesit, duke kufizuar zgjedhjen, cilësinë dhe inovacionin në rrjetet sociale.

Lexo edhe: “Po sulmohemi padrejtësisht”, Apple dhe Meta kundërshtojnë gjobën 7 mln € të BE-së

Nga ana tjetër, Meta i është përgjigjur akuzave me një deklaratë publike ku i konsideron pretendimet e FTC-së si të dobëta dhe të shkëputura nga realiteti. Jennifer Newstead, drejtuese e çështjeve ligjore në Meta, theksoi se tregu i rrjeteve sociale është shumë më kompleks dhe përfshin konkurrentë si TikTok, YouTub, iMessage dhe X.

Sipas saj, Instagram ka përfituar nga blerja nga Meta dhe ofron një përvojë më të mirë për përdoruesit. Megjithatë, nëse Meta humbet procesin, Zuckerberg mund të detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp – një vendim që do të kishte pasoja të mëdha për të ardhmen e rrjeteve sociale globale.

Burimi: TAR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0