Facebook do të lançojë monedhën dixhitale Libra vitin tjetër

Facebook do të lançojë monedhën dixhitale Libra vitin tjetër


Marcus tha për gazetën zvicerane NZZ se, Facebook është ende në rrugën e duhur për të lançuar monedhën dixhitale në vitin 2020.

“Qëllimi ynë kryesor është të lançojmë Libra-n vitin e ardhshëm. Deri atëherë, ne do të duhet t’i adresojmë të gjitha pyetjet në mënyrën e duhur dhe të krijojmë një mjedis të përshtatshëm për organet ligjore”.

Lexoni: Çfarë është Libra? Çdo gjë që duhet të dini rreth kriptomonedhës së Facebook

Që kur u njoftua zyrtarisht në qershor, Libra është kritikuar në masë të madhe nga organet ligjore në të gjithë globin. Ato janë të shqetësuara për ndikimin që do të ketë monedha. Libra raportohet se do të përbëhet nga një organizatë prej 28 anëtarësh që do të mbikëqyrin projektin për të ofruar besim dhe siguri më të madhe.

Marcus tha se nuk ka të ngjarë që Libra të bëhet një bazë kryesore për transaksionet në botën reale. Në vend të kësaj, ai e shikon projektin si një mjet për pagesa ndërkufitare dhe zgjidhje për shumat e vogla.

Ai tha, “Është e vështirë që njerëzit të paguajnë me Libra-n një kafe në Zvicër, Gjermani ose Francë, në të ardhmen”.

Marcus gjithashtu theksoi sfidën e adaptimit të përdoruesit, si pengesë e madhe për monedhën dixhitale të Facebook-ut.

Cryptoglobe

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0