Polymarket e ka kthyer krizën klimatike në një kazino! - Business Magazine Albania

Polymarket e ka kthyer krizën klimatike në një kazino!

Ndërsa zjarret shkatërruese, erozioni i brigjeve dhe stuhitë gjithnjë e më të forta po bëhen pjesë e realitetit tonë të përditshëm, një pyetje e pakëndshme po del në pah: jo më si ta ndalojmë krizën klimatike, por si të përfitojmë prej saj.

Një analizë e fundit thekson se bastet mbi motin nuk janë diçka e re. Që në fund të shekullit të 19-të, njerëzit në SHBA vendosnin baste për reshjet apo temperaturat. Në fillim të viteve 1900, kjo ishte kthyer në një argëtim të zakonshëm, madje edhe mes punonjësve të zyrave. Në atë kohë, njerëzit paguanin shuma të vogla për të parashikuar temperaturat në disa qytete, dhe fituesi merrte shumicën e parave.

Sot, teknologjia ka ndryshuar, por ideja mbetet e njëjtë. Platforma si Polymarket lejojnë njerëzit të vendosin baste për ngjarje reale, përfshirë edhe katastrofat natyrore. Për shembull, gjatë zjarreve të mëdha në Palisade në vitin 2025 – që dogjën mijëra hektarë dhe shkaktuan viktima – përdoruesit vendosnin baste për sa shpejt do përhapeshin flakët, sa do zgjasnin dhe sa sipërfaqe do digjej.

Lexo edhe: 14 ditë paqe mes SHBA dhe Iranit, rihapet Ngushtica e Hormuzit

Kjo situatë ka ngritur shumë kritika. Për shumë njerëz, është e papranueshme që fatkeqësitë që prekin jetë njerëzish të kthehen në lojëra për fitim. Një profesor i studimeve mjedisore e ka quajtur këtë fenomen “të degjeneruar”, duke theksuar se kur gjithçka kthehet në lojë fati, humbet ndjenja e përgjegjësisë dhe seriozitetit ndaj problemeve reale.

Edhe pse disa nga këto baste janë kufizuar më vonë, platforma të tilla vazhdojnë të ofrojnë mundësi për të spekuluar mbi klimën: nëse do të ketë stuhi më herët se zakonisht, apo nëse një muaj do të jetë më i nxehti në histori.

Problemi kryesor është se, me rritjen e fatkeqësive natyrore, rritet edhe numri i “mundësive” për baste. Dhe ndërsa këto platforma bëhen më të njohura, ekziston rreziku që njerëzit të mësohen ta shohin krizën klimatike jo si një problem që kërkon zgjidhje, por si një mundësi për fitim.

Në fund, kjo nuk është thjesht çështje teknologjie apo tregu. Është një çështje se si e shohim botën përreth nesh – si një përgjegjësi e përbashkët, apo si një lojë ku dikush gjithmonë fiton nga humbja e dikujt tjetër.

futurism

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0