Kur përdoruesit ngarkojnë foto në aplikacione si Instagram apo rrjete të tjera sociale, shpesh u kërkohet të zgjedhin nëse duan t’i japin akses të plotë galerisë së telefonit ose vetëm disa imazheve. Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se zgjedhja për akses të pakufizuar mund të sjellë rreziqe serioze për privatësinë.
Lexo gjithashtu: Marrëveshje milionëshe, Google vë inteligjencën artificiale në shërbim të Pentagonit
Sipas specialistëve të privatësisë, si Thorin Klosowski nga Electronic Frontier Foundation, kufizimi i aksesit vetëm në foto të përzgjedhura ndihmon në shmangien e ngarkimeve aksidentale dhe ul mundësinë që aplikacionet të kenë qasje në të dhëna që përdoruesi nuk dëshiron t’i ndajë.
Galeria e telefonit shpesh përmban jo vetëm foto personale, por edhe dokumente të ndjeshme si pasaporta, karta identiteti apo informacione financiare, të cilat mund të shfrytëzohen në raste keqpërdorimi ose sulmesh kibernetike.
Ekspertët theksojnë se çdo foto e ruajtur në pajisje mund të zbulojë detaje personale për jetën e përdoruesit, duke e bërë aksesin e pakufizuar një rrezik potencial për privatësinë dhe sigurinë dixhitale.
Gjithashtu, disa kompani teknologjike kanë eksperimentuar me funksione që analizojnë automatikisht fotot përmes inteligjencës artificiale, duke ngritur shqetësime mbi përdorimin e të dhënave biometrike dhe përpunimin në cloud.
Në përgjithësi, specialistët rekomandojnë që përdoruesit të kontrollojnë me kujdes lejet që u japin aplikacioneve dhe të shmangin aksesin e plotë në galeri kur nuk është i domosdoshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto